Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Daja: 3 pikët kanë më shumë vlerë se…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli pas fitores me Tiranën në Vlorë, ku deklaroi:

Pse fitoi sot Flamurtari?

E kishim vlerësuar Tiranën. Jo nga pozicioni, por nga lojërat e mira që ka bërë. Shfrytëzuam pauzën, por edhe kishim humbur pak ritmin. U pa në lojë, sepse në pjesën e dytë patëm probleme. Afrohemi akoma më shumë me vendin e tretë, dhe e morëm me seriozitet. Edhe pse na vjen keq për gjendjen e Tiranës, por në fund ky është profesioni. Do luftojmë për më të mirën për Flamurtarin.

Kush është më e mira për Flamurtarin?

Do thosha që duhet të përmirësojmë vazhdimin e lojës. Pjesët e mira të lojës t’i bëjmë në minutazh më të madh. Të kemi më shumë besim që do shkojmë më parë. Edhe të jemi pragmatistë për 3 pikët, nuk do ishte keq. Tani faza e fundit është e vështirë për të gjitha ekipet, do jetë luftë e fortë. 3 pikët kanë më shumë vlerë se spektakli i lojës.

Pavarësisht problematikave që keni, ku e gjen forcën ky Flamurtar për të fituar?

Jemi një grup që mbizotëron elementi kryesor, që është shpirti i skuadrës. Fryma e grupit është shumë e mirë, dhe ky është një motiv për t’i çuar më para gjërat si kemi bërë deri tani.

Pa rroga luftoni për Europë. Po nëse do paguhej, ku do ishte kjo skuadër për ju?

Do e veçoja këtë problem, shpresoj që gjërat do përmirësohen. Kemi marrë besimin e presidentit për këtë. Nëse do ishte një situatë më pozitive, duke pasur të gjithë kontingjentin, mund të ishim më sipër në tabelë, por edhe në performancën në fushë. Jam i kënaqur me këtë ecuri që ka ekipi. Për të qenë i sinqertë, janë ato përpara, e më pas vijmë ne si staf.

Cili është pozicioni që të mungon në fushë…

Nëse do e kisha kontingjentin që startoi kampionatin, ta kisha deri tani…

Ulja e ritmit erdhe sepse kishte 3 javë pa luajtur, apo u kthye në pragmatiste?

Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe në të dytën, iniciativën e kishte Tiranë. Me ndryshimin e disa pozicioneve të lojtarëve në fushë, ishte e vështirë që të gjithë të kishin forca për të gjitha minutat.

Related posts

NUK MJAFTON HUMBJA NDAJ AEL/ Gjysma e ekipit të Vllaznisë me probleme shëndetësore, ja shkaku…

Delo.autor

MORI PJESË NË NDESHJEN E BAMIRËSISË/ Mërgim Mavraj : Ndeshjet e Kosovës i kam parë me lot gëzimi…

Delo.autor

Statistika skandaloze/ Partizani ka 12 vite pa fituar një ndeshje në Kupat e Europës

Isa.Autor

Leave a Comment