Kategoria Superiore Shqipëri

Merkato e janarit në Superligë, Ledian Memushaj ëndrra e madhe

Me mbylljen e këtij viti, klubet e Kategorisë Superiore kanë bërë bilancet e tyre, por edhe planet për të ardhmen. Të gjitha skuadrat kanë objektivat e tyre dhe për t’i arritur u duhet të përmirësojnë diçka nga organika aktuale.

Skuadrat që kanë pretendime madhore kanë edhe plane më të mëdha për të afruar lojtarë sa më cilësorë në merkaton e janarit. Skënderbeu, Flamurtari e Partizani duken më aktivët për blerje të lojtarëve të rinj.

Skënderbeu ka plane të rëndësishme në janar dhe në qershorin e ardhshëm. Orges Shehi, portieri 40-vjeçar, pritet ta mbyllë karrierën në fund të edicionit dhe korçarët kanë menduar që tani për pasardhësin.

Besohet se ai do të jetë Gentian Selmani, portieri 19-vjeçar i Laçit. Nuk ka asnjë konfirmim, por Selmani është dalluar këtë sezon dhe Skënderbeu po e konsideron si pasardhësin e veteranit Shehi.

Klubi korçar nuk është se ka zbuluar planet e tij për janarin, por mësohet se synimi kryesor është përforcimi në sulm. Vetëm Sowe nuk mjafton, ndërsa lojtarët e tjerë ose kanë pësuar dëmtime, ose nuk janë qendërsulmues të mirëfilltë.

Shumë aktiv Flamurtari, madje presidenti Sinan Idrizi ka një ëndërr të madhe, Ledian Memushajn. Pritet që administrator i klubit të bëjë ofertë për mesfushorin e Beneventos dhe të Kombëtares shqiptare.

Transferimi duket i vështirë, ndonëse jo i pamundur, ndërsa 31-vjeçari vlonjat do të mendohet mirë, duke pasur si dëshirë të parë që të vazhdojë karrierën jashtë vendit.

Nëse Memushaj është dëshira, mundësitë konkrete janë të tjera.

Mësohet se trajneri Shpëtim Duro ka arritur marrëveshje me Argjent Beqirin që luan në kampionatin e Maqedonisë.

Beqiri është lojtar krahu dhe sulmues, 29 vjeç, dhe luan për Renovën në ligën e parë maqedonase. Ai ka luajtur për shumë vite me Renovën duke qenë një lojtar me shumë përvojë.

Vlonjatët kanë afruar më parë edhe sulmuesit Muarem Muarem dhe Igor Nedeljkoviç.

Aktiv në janar pritet të jetë edhe Partizani. Kryeqytetasit duan sulmues dhe mësohet se ia kanë vënë syrin të riut Çinari të Vllaznisë, ndërsa duan të japin si shkëmbim Sukajn.

Partizani mendon edhe për Lamin Jauo nga Carpi. Jauo është 22 vjeç, sulmues, 1.93 metra shtatlartë dhe është i huazuar nga Carpi te Siena dhe Feralspisalo.

Besohet se mesfushori hungarez, Adorjan do të largohet, ndërsa Edgar Çani dëshiron të provojë veten dhe të rikthehet pas operacionit që ka kryer.

Kukësi ndërkaq ka si shqetësim kryesor trajnerin, me alternativa nga jashtë Shqipërisë për të zëvendësuar të larguarin Mladen Milinkoviç.

Nuk dihet ndërkaq, cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Alijev apo e malazezit Krkotiç.

Një nga klubet më të lakuar në transferime është Luftëtari, por më shumë për largime sesa për afrime. Gjirokastritët duan të mbajnë yjet e sulmit, Abazajn e Bregun.

Related posts

MOVIOLA E JAVËS 15/ Partizanit i MOHOHET penallti, GAFA edhe në Gjirokastër (RASTET)

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shkëmbi: Nuk i vlerësoj lojtarët me 2 ndeshje, ja çfarë nuk më pëlqeu…

Delo.autor

ANALIZA/ Mbrojtja e Kombëtares jep garanci, por skema 3-5-2 ka një “hile”

Delo.autor

Leave a Comment