Futboll La Liga

Messi apo Ronaldo? Zbuloni cili ishte më i suksesshëm në vitin 2017

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, cili ishte më i suksesshëm në vitin 2017?

Dy lojtarët, Leo dhe Cristiano, kanë dominuar në dekadën e fundit në botën e futbollit duke fituar çmime të shumta e thyer rekorde historike, shkruan Gazeta Express.

Dytë së bashku kanë fituar 10 La Liga, tetë Liga të Kampionëve dhe 10 Topa të Artë, ky dominim i tyre pritet të vazhdojë edhe për disa vite.

Viti 2017 ishte i Ronaldos ashtu si edhe i Realit pasi fituan pesë tituj për herë të parë në histori të klubit; (Chmpions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kupën e Botes për Klube dhe La Ligan), duke bërë kështu që emri i Zinedine Zidane të shkruhet në librat e historisë, teksa Barcelona mori vetëm një trofe (Copa del Rey), përcjell Gazeta Express.

Në vitin 2017, në 10 trofetë më të rëndësishëm që ishin në lojë, individual dhe ekipor – fitues ka dal Cristiano Ronaldo, duke ia bërë “8 me 2” Lionel Messit, përcjell Gazeta Express.

Titujt në vitin 2017:

Pesë (5) me 1, Ronaldo ka qenë më i suksesshëm se Messi sa i përket titujve në vitin 2017.

Ai ka shkëlqyer duke ndihmuar Los Blancos të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, për të shkruar histori, si klubi i vetëm që e fiton Championsin dy herë me radhë.

Çmime individuale në vitin 2017:

Ronaldo sërish ka dal triumfues ndaj Messit edhe në këtë aspakët sa i përket triumfit individual.

Portugezi ka fituar çmimin The Best, UEFA Player of the Year dhe Ballon d’Or.

Ndërsa Messi ka fituar çmimin (Këpucën e Artë).

Cili ka shënuar më së shumti gola në vitin 2017?

54 gola, Messi ka realizuar një më shumë se Ronaldo (53) në vitin 2017.

Related posts

SUPER HEROI/ AGNELLI: RONALDO nuk është Juventusi, FËMIJËT e kanë…

Isa.Autor

Carlo Ançeloti bën “lëmsh” Europën/ Italiani kërkon portierin e Real-it dhe PSG-së

Sadik.Autor

Chelsea nuk heq dorë nga Barkley, gati oferta për Evertonin

Q.Autor

Leave a Comment