Futboll La Liga Sport

DEKLARATA QË I HABIT TË GJITHË/ Lojtari i Realit “tërbon” madrilenët: Idhulli im është…

Takefusa Kubo është lojtari i Realit të Madridit i huazuar te Majorka, ku po tregon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni.

Mbrëmjen e sotme do të përballet me madrilenët, por në një intervistë tregon se idhulli i tij i fëmijërisë ka qenë Lionel Mesi. “Nuk e di sa vjeç është aktualisht Leo Mesi, por ajo që bën është spektakolare. Shënon shumë gola dhe është vendimtar. Ka qenë idhulli im dhe gjithmonë jam përpjekur ta imitoj atë”, thotë Kubo.

Ai ka folur edhe për raportin me Ansu Fatin. “Ka qenë i shkëlqyer dhe e kuptoja që do të bëhej një lojtar i rëndësishëm. Më vjen mirë për të. Unë i jepja pasime dhe ai shënonte. Tani ka arritur në ekipin e parë”, tregon Kubo për gazetën “Marca”.

Related posts

HAMILTON BËN MEKANIKUN/ Piloti i F1 rregullon vetë gomën e çarë në rrugë (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Liverpool-Genk. Mbyllet sfida

Delo.autor

BARCELONA-LYON/ Ja momenti kur Messi shënon penalltinë me “panenka” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment