Futboll La Liga

Messi makthi i ‘Bernabeut’, 14 gola në fushën e Realit

Rreziku kryesor kur Barcelona do të vizitojë Santiago Bernabeu do të vijë padyshim nga Lionel Messi, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën.

Numri 10 i Barcelonës gëzon aq shumë gola në shtëpinë e Real Madridit saqë 14 prej 24 golave ​​të tij kundër Los Blancos vijnë nga Bernabeu, duke shënuar më shumë sesa Camp Nou.

Të gjitha filluan më 2 maj 2009, kur ai shënoi dy herë në sezonin e parë nën drejtimin e Pep Guardiola në një fitore 6-2 që do të jetojë gjatë në kujtesë.

Herën tjetër që ai shënoi në Bernabeu ishte në sezonin e ardhshëm, pasi mori topin nga Xavi, para se të kalonte Raul Albiolin dhe duke shënuar nën këmbët e Iker Casillasit në ndeshjen e fituar 2-0.

Në sezonin 2010/11, të dy klubet u takuan brenda vetëm disa ditësh dhe ai shënoi në ligë nga pika e penalltisë dhe në Ligën e Kampionëve i la shumë mbrojtës të Real Madridit “të vdekur” me golin e tij më të mirë deri më sot në fushën e Madridit.

Ai gjithashtu shënoi në sezonin 2011/12, duke kaluar Pepen dhe Casillasin përsëri, por ai u desh të priste deri në ndeshjen e Superkupës së Spanjës më vonë për të shënuar sërish nga një goditje e lirë, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të fituar titullin.

Goli i ardhshëm i ligës së Messit në Bernabeu erdhi në sezonin 2012/13, këtë herë duke mposhtur portierin Diego Lopez.

Në sezonin pasues, argjentinasi regjistroi het-trikun e dytë kundër rivalit të përjetshëm dhe të parit të tij në Santiago Bernabeu, me dy penallti që e ndihmuan në rrugën drejt një fitore me rezultat 4-3.

Megjithatë, pas kësaj fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u përball me një pritje trevjeçare për të festuar përsëri një gol të tij në Bernabeu.

Por, ai gol ishte i vlefshëm, duke ardhur në fund të El Clasicos pasi ai shkëlqyeshëm shënoi golin e tij të dytë të kësaj ndeshje në momentet jetike e cila ua dhuroi një fitore të vështirë, ku gjatë festimit ua tregoi emrin e tij gjithë turmës.
Të shtunën, Messi kthehet me qëllim të shtimit të numrit prej 14 golave të tij në Bernabeu dhe, nëse ai e arrin atë, do të zgjasë edhe shifrat e tij për renditjen e tij për Pichichi.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Pranë golit korçarët, Pervan kërcënon portën e krutanëve (VIDEO)

Delo.autor

Agnelli karikon skuadrën: Nuk jetohet me keqardhje, përpara me optimizëm

Sadik.Autor

“MBRETI EGJIPTJAN”/ A u tall Salah me Ramosin për festimin në stilin e shqiponjës? (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment