Futboll Sport

‘Ndihem i tallur dhe i keqtrajtuar!’ Mesfushori gjerman shpërthen ndaj klubit

Vetëm pak ditë më parë erdhi zyrtarizimi i lajmit: Max Meyer, mesfushor i vitlindjes 1995 i Schalke 04 nuk do të rinovojë kontratën me klubin dhe duke nisur nga 1 korriku është i lirë të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm. Për gjermanin prej kohësh interesohet Milani që nëse arrin të fitojë ankandin do të bënte një goditje të madhe me zero kosto.

Sakaq, vetë futbollisti gjerman ka shpjeguar për gazetën “Bild” arsyet e vendimit për t’u larguar në fund të këtij sezoni nga Schalke: “Nuk kam qenë kurrë i shqetësuar për paratë, përndryshe do të kisha pranuar ofertën e Schalke-s. Arsyeja është e thjeshtë, nuk dua të vazhdoj të punoj më me Christian Heidel. Kohët e fundit jam ndjerë i tallur apo i keqtrajtuar prej tij. Nuk kam dashur të flas publikisht për këtë çështje, por pas lajmeve të rreme që kanë dalë së fundmi nuk mund të qëndroja gojëkyçur. Tani të gjithë mund ta kuptojnë se si i kam kaluar dy vitet e fundit te klubi i Schalke-s”, – ka thënë Meyer.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të klubit gjerman është publikuar një lloj komunikate për shtyp ku bëhet me dije se: “Max Meyer nuk do të marrë më pjesë në seancat stërvitore të skuadrës së parë për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të jetë më në dispozicion të stafit teknik. Kontrata e lojtarit me Schalke 04 do të skadojë në fund të këtij sezoni”.

Edhe trajneri i Schalke, Domenico Tedesco, ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje: “Kam pasur përshtypjen se për një kohë të gjatë Max është ndjerë mirë këtu, këtë e kisha kuptuar edhe nga vlerësimet që kishte stafi teknik. Por këto sulmet personale më kanë befasuar në fakt dhe nuk arrij t’i kuptoj. Thjesht sepse nuk ka arsye që të ekzistojnë”.

Ndërsa, Christian Heidel, drejtori sportiv i Schalke shprehet kështu: “Kjo mënyrë e sjelljes dhe fjalët e thëna prej tij nuk mund të tolerohen. Jemi të shqetësuar nga këto akuza false për tallje apo keqtrajtime, të cilat i mohojmë në mënyrë absolute. Klubi i Schalke 04 është sjellë gjithmonë në mënyrë korrekte me Max Meyer”, – tha Heidel

Related posts

ANALIZON KRITIKAT E “PLESHTIT” TEK ARGJENTINA/ Simeone: Ja pse dështon ai me kombëtaren

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zhbllokohet sfida në “Camp Nou”, Ronaldo fiton penallti dhe nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Leo MESSI u bën fansave të BARÇËS premtimin e madh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment