Futboll La Liga

Montella dhe Deulofeu përsëri bashkë, ish trajneri i Milanit e kërkon me ngulm tek Sevilla

Vincenzo Montella dhe Gerard Deulofeu pritet të punojnë përsëri së bashku.

Sulmuesi spanjoll dhe trajneri italian vitin e kaluar ishin te Milani ku anëtari i Barcelonës shkëlqeu.

Tani pasi Montella ka marrë drejtimin e klubit spanjoll dëshiron të bashkohet përsëri me sulmuesin këmbëshpejtë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se tekniku italian i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e menjëhershëm të Deulofeut.

Mentella dhe Deulofeu sa ishin te Milani

23-vjeçari pritet të largohet nga Barcelona pasi nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde hapësirat për të janë të pakta.

E për transferimin e tij, Sevilla është duke bërë gati një ofertë rreth 25 milionë euro.

Në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tjetër italiane Inter.

Por nuk përjashtohet rikthimi i lojtarit edhe në Angli, me West Hamin e Newcastle United që gjithashtu e duan atë.

Related posts

Sampaoli i Argjentinës: Sikur të kisha Balotelli-n në skuadrën time…

Sadik.Autor

“TË JESH KËTU ËSHTË…”/ Cedric Soares për Interin: Ëndrra u bë realitet, ja kush më bindi

Delo.autor

MPOSHTËN MALLORCAN ME “MANITA”/ Flet Griezmann: Ishte një ndeshje fantastike, por në Champions…

Delo.autor

Leave a Comment