Kategoria Superiore Shqipëri

Ndreu: E prisa një rënie të tillë, por do të firmosja për këtë pozicion

Pas 3 humbjeve radhazi ndërprerja e kampionatit vjen në momentin e duhur për Kamzën që sipas trajnerit Ramadan Ndreu do të kërkojë të ringrihet pas pushimeve dimërore.

“Është normale në futboll. Patëm një ecuri pozitive në fillim, dhe isha I bindur që skuadra do fillonte të binte. Për fat të mirë, kampionati mbaroi tani, dhe kemi qetësinë të punojmë më shumë, pasi jemi të rënduar psikologjikisht.”

Ndreu analizoi ndeshjen ndaj Flamurtarit ndërsa foli edhe për merkaton.

“Ne vijmë nga Kategoria e Parë. Skuadra është e brishtë. Mendoj se këto 3 ndeshjet e fundit që kemi humbur, kemi pasur shumë problem sidomos në aspektin psikologjik. Flamurtari ishte shumë më i qetë në lojë. Këto dy faza kemi punuar për sa i përket luftës në fushën e lojës, pasi niveli ynë nuk është aq i lartë.

Futbolli kështu e ka, ka faza të mira, ka edhe të këqija. Kemi pasur edhe ngacmime nga klubet e tjera për disa lojtarë, pasi është periudhë merkatoje, dhe kjo ka ndikuar. Shpresoj që në dimër të përforcohemi me ndonjë lojtar të mirë me nivel”.

Aktualisht pas 16 javëve kampionat Kamza pozicionohet e 6-ta në renditje me 23 pikë, në fillim të sezonit Ndreu do të firmoste pa u menduar dy herë për një ecuri të tillë.

“Ne kemi qenë të ndërgjegjshëm se ku mund të arrinim me këtë grup lojtarësh. Jo më kot kam deklaruar se kemi objektiv mbijetesën. Tashmë kemi kohën të rikthehemi tek qetësia që kemi pasur më parë.”

Related posts

SHËNON GOLIN E PËRMBYSJES/ Futbollisti shqiptar i jep tjetër goditje Juventus dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Edy Reja firmos kontratën e re me Dukën, ja objektivi i vendosur nga FSHF

Delo.autor

“ISHTE NJË SEZON I VËSHTIRË, POR IA DOLËM”/ Sadiku mbyll kapitullin e tij te Malaga

Delo.autor

Leave a Comment