Futboll Premier League

Legjenda e United, Giggs: City është skuadër e shkëlqyer ta shohësh duke luajtur

Manchester Unitedit i mungojnë lojtarë cilësorë që do të mundë ta dëfrenin turmën në “Old Trafford”, nëse i krahason me skuadrën e Manchester Cityt.

Kështu ka thënë legjenda e Manchester United, Ryan Giggs.

Lideri i Premier Ligës fitoi 2-1 në “Old Trafford” në fillim të këtij muaji dhe kështu e rriti në 11 pikë epërsinë ndaj Unitedit në krye të tabelës, dhe në gjysmë finale EFL Cup do të ndeshen me skuadrën e ligës së dytë të Anglisë, Bristol City, e cila në çerekfinale e eliminoi Manchester Unitedit këtë javë.

E Giggs, i cili ka më së shumti paraqitje në histori të Manchester United, edhe pse thotë ta ketë të vështirë ta pranojë, mënon se City është skuadër e shkëlqyer për ta shikuar duke luajtur futboll.

“Është e tmerrshme ta them këtë, por shikojeni Cityn me David Silvan, Kevin De Bruyne, Leroy Sane, Raheem Sterling, Gabriel Jesus… janë të shkëlqyer t’i shikosh duke luajtur. Dhe jo vetëm kaq, lojtarët më të mirë të saj punojnë fort kur s’e kanë topin në këmbë. A e ka këtë cilësi Unitedi? Vështirë të thuhet, por për momentin jo”, ka thënë Giggs.

Related posts

PROBLEMATIKU/ Pasojat e “TËRMETIT” që la Neymar në Barcelonë dhe PSG, pas mos-tranferimit të tij

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Chelsea synon të sjellë në Angli yllin e Serisë A…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Finalja e zjarrtë angleze për Champions League, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment