Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ FIFA nuk i dha leje të debutonte me Shqipërinë, ja dy klubet e Serisë A që kërkojnë talentin Bajrami…

Nedim Bajrami vetëm pak ditë më parë mori pasaportën shqiptare, teksa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi për të ardhmen, duke u larguar nga Zvicra, ku ka luajtur për ekipin e 21-vjeçarëve.

Fantazisti 22-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit, e cila militon në Serinë B. Për shkak të formës shumë të mirë që po kalon një gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë 2 ekipe të Serisë A. Sipas asaj që shkruan “EmpoliChannel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollistin. Bajrami pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja ekipeve, të cilët po mendojnë strategjinë për ta afruar në verë.

Bajrami ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën, duke dhënë disa asiste dhe duke shënuar edhe gola. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares, Edi Reja e kërkoi me ngulm te Shqipëria, por pavarësisht se u stërvit me kuqezinjtë, nuk erdhi leja për t’u aktivizuar në ndeshjet eliminatore.

Related posts

ZBULON ARSYEN E SHKARKIMIT NGA PSG/ Tekniku Tuchel: Nuk e kuptoj nëse jam trajner apo ministër i sporteve…

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon talenti Kean

Delo.autor

MANCHESTER UNITED BËHET QESHARAK/ Ja si tifozët tallen me skemën “revolucionare” 1-1-1-1-3-3 (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment