Futboll Premier League

Nga ‘e shkuara’ te ‘e ardhmja’, Ancelotti gati të rikthehet tek Chelsea

Mediet angleze raportojnë se Carlo Ancelotti është shumë pranë rikthimit te Chelsea. Trajneri aktual, Antonio Conte nuk gëzon më të njëjtat raporte me bosin rus të skuadrës, Roman Abramovich, për shkak të daljes shumë shpejt nga lufta për mbrojtjen e titullit kampion.

Për më tepër, Conte dhe drejtuesit e klubit nuk kanë qenë për asnjë moment në të njëjtën linjë, sa i përket merkatos dhe përçarja nisi që me përjashtimin nga skuadra të Diego Costës. Në Angli janë të bindur se ky është sezoni i fundit në krye të Chelseat (nëse do të arrijë ta mbyllë) dhe po kaq të sigurt janë edhe për pasuesin e tij, që pritet të jetë Carlo Ancelotti.

Ky i fundit e ka drejtuar skuadrën londineze edhe në periudhën 2009-2011, ndërsa fitoi edhe titullin kampion në sezonin e parë të tij në Angli, duke u bërë trajneri i parë italian që fiton Premier Leaguen. Aktualisht Ancelotti është i papunë, për shkak të shkarkimit nga stoli i Bayernit të Mynihut, në fillim të muajit tetor.

Related posts

DUELI MES “PLESHTIT” DHE CR7/ Ja cili e fitoi garën për golin më të bukur 2018-2019 (VIDEO)

Delo.autor

NDODH ÇMENDURIA NË SERBI/ Derbi i Beogradit luhet me stadium plot me tifozë

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Goditje PA MËSHIRË, dhunohen BARBARISHT dy tifozët nga… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment