Champions League Ekskluzive Futboll

PHOTO OF THE DAY/ Messi në “Anfield” dhe mbremja që Barcelona duhet ta harrojë!

Magjia e tij u prish. Barcelona kujtoi se kishte prekur finalen e Champions Leagues dhe bëri një paraqitje katastrofë në “Anfield” përballë Liverpoolit. Humbja 4-0 i kushtoi shumë skuadrës së Valverdes e cila u eliminua nga Champions League, ndërsa Lionel Messi për 90 minuta qëndroi në hije totale.

Ishte një natë për t’u mos u mbajtur mend nga Barcelona që për të dytin vit radhazi eliminohen me një përmbysje spektakolare, kësaj here ishte Liverpool, ndërsa sezonin e kaluar nga Roma.

Messi nuk kishte fjalë pas humbjes në Liverpool, Barcelona nuk ka asnjë shpjegim për atë që ndodhi në Anfield. 3-0 në Camp Nou, gjithçka ishte në kasafortë, por Liverpool u dha një leksion të tmerrshëm futbolli dhe i eliminoi katalanasit nga Champions League.

Krejt papritur, sezoni perfekt kthehet në një dështim, sepse La Liga dhe kupa nuk mjaftojnë më te Barcelona e as për “pleshtin”. Historia ndryshoi në atë moment, sepse me 4-0 Liverpool as që do e çonte ndërmend përmbysjen epike. /Alpesport.al

Related posts

Manchester City ka një, ofertë të re për Jorginhon

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Delo.autor

PSG merr vendimin e çuditshëm, monitorim me GPS lojtarëve që të mos shtojnë peshë

Q.Autor

Leave a Comment