Futboll Premier League

Merkato, Manchester United përzgjedh mes Griezmann dhe Bale

Sipas raportimeve nga Anglia, futbollistët e Manchester United presin që Antoine Griezmann ose Gareth Bale të firmosin për “Djajtë e Kuq” në merkaton e verës. Manchester United është gati të paguajë paratë në fund të sezonit me qëllim përforcimin, pasi sipas të gjitha gjasave do të dështojnë në garën për titullin kampion në Premier League, ndaj rivalëve të Manchester City.

Gjatë merkatos së verës së kaluar, trajneri Jose Mourinho shpenzoi shuma të mëdha parash për blerjen e Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof, por me City që ka hipotekuar rrugën drejt titullit, United mund të jetë gati të investojë më shumë për të siguruar trofeun e ardhshëm.

“Manchester Evening News” pretendon se anëtarë të skuadrës presin një emër të madh që të bashkohet me ekipin në fund të sezonit. Thuhet se skuadra ndjen se Manchester United do të shpenzojë shuma marramendëse për të larguar një pjesë të presionit të madh që ka rënë këtë sezon mbi Lukakun.

Sulmuesi i përfaqësueses belge ka realizuar këtë sezon 15 gola, por sikurse ka treguar performanca e tij në ndeshje ndaj rivalëve të mëdhenj si Chelsea, City dhe Liverpool, kërkohet më shumë.

United dëshiron ende Bale nga Real Madrid, pavarësisht dështimit në misionin për blerjen e uellsianit në merkaton e verës së kaluar. Ndonëse 28-vjeçari është shumë i admiruar në Manchester, “MEN” thotë se gjasat janë më të mëdha që me “Djajtë e Kuq” të bashkohet një qendërsulmues.

Karriera e Zlatan Ibrahimoviç është pranë perëndimit me 35-vjeçarin që pritet të largohet përfundimisht në përfundim të sezonit. Për këtë arsye, futbollistët mendojnë se Griezmann mund të jetë futbollisti që do të nënshkruajë për Manchester United. Sulmuesi i Atletico Madrid pritet të transferohet në verën e ardhshme, pasi vetëm pak muaj më parë refuzoi transferimin në Premier League.

Related posts

NIS NJË EKSPERIENCË TË RE ME KOMBËTAREN/ Hamdi Salihi shpreh ambiciet: Me fat që punoj krah Rejës, duam të…

Delo.autor

Erion BRAÇE është i prerë: DUKA model i evazionit fiskal, do bëj kallëzim penal për…

Isa.Autor

Batshuayi nuk bind tek Chelsea, 5 skuadra në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment