Futboll La Liga Sport

“EL CLASSICO I SË ARDHMES/ Barcelona shpenzoi dyfish por Los “Blancos” bleu më shumë yje (FOTO)

Dy klubet më të forta në planet, dy histori që përballen në Spanjë, dy shtëpi futbolli që kërkojnë trashëgiminë të vijojë përgjithmonë. “El Classico” e mirënjohur në të gjithë botën humbi pak nga shkëlqimi i saj këtë sezon me largimin e Cristiano Ronaldos nga Madridi, por të dy klubet po sigurohen që të kenë yjet më të mëdhenj të globit në të ardhmen.

Goditjet e fundit në merkato nga Real Madrid dhe Barcelona kanë vërtetuar projektin e tyre afatgjatë. Në blerjet e tyre deri tani janë llogaritur shpenzimet dh rezulton se katalanasit kanë shpenzuar më shumë se madrilenët: 252 milionë euro, plus 60 bonuse – 137 milionë euro, plus 11 bonuse.

Ja yjet që do përballen në “El Classicon” e famshme në pak vite:

Barcelona ka krijuar një listë me gjatë me lojtarë të rinj, plot 7 lojtarë që janë nën 22 vjeç dhe premtojnë një të ardhme të madhe. Katalanasit kanë blerë 5 lojtarë, ndërsa 2 të tjera kanë dalë nga akademia e tyre “La Masia”.

Ousmane Dembel, 21 vjeç – një blerje e dëshpëruar nga largimi i Neymar. Francezi ka treguar cilësi në fushë, por mangësi jashtë saj, gjithsesi mosha e tij jep shpresë të madhe.

Frenkie De Jong, 21 vjeç –   një lojtar i kërkuar me ngulm nga Barcelona. Konkurrenca e detyroi të lëvizë që në merkaton e janarit dhe e morën në bord. Deri tani, lojtari ka shkëlqyer me Ajaxin në Holandë.

LLEGADA MALCOM OFICINAS FC BARCELONA

Malcom, 21 vjeç – Një afrim i bujshëm, të cilin ia rrëmbyen Romës. Gjithsesi braziliani nuk ia ka dalë të tregojë ende vlerat e tij dhe një huazim deri në verë shikohet si opsion, pasi minutat për të janë me pikatore.

Arthur, 22 vjeç – Duket sikur ka dalë nga akademia e Barcelonës. Padyshim blerja më e goditur. I ardhur nga Gremio, braziliani ia ka dalë të përshtatet më së miri me lojën e katalanasve dhe të gjithë shohin tek ai një Xavi të së ardhmes.

Alena, – 21 vjeç – Një nga prodhimet më të mira të akademisë. I konfirmuar në fushë me ekipin e parë. Golat nuk janë një problem me të, madje ka zhvilluar ndeshje të mëdha edhe në Champions League.

Riqui Puiq, 19 vjeç – Talenti vijon të aktivizohet me ekipin B të Barcelonës, por paraqitjet e tij me ekipin e parë kanë qenë mbresëlënëse. Teknika, shkathtësia dhe saktësia e tij premtojnë shumë.

Ballou Tabla, 19 vjeç – I lindur në Kanada, i rënë në sy te Montreal Impact, Barcelona nuk u ndal për të firmosur me talentin e MLS dhe në verën e kaluar e sollën në “Camp Nou”.

Real Madrid është klubi që ka bërë më shumë lëvizje për të rinjtë, pavarësisht se shifrat e shpenzuar janë sa gjysma e Barcelonës. Me vetëm një lojtarë të dalë nga akademia dhe 8 të tjerë të blerë nëpër klube, Perez ka ditur të investojë.

Marco Asensio, 23 vjeç – Spanjolli do të mbahet mend si blerja më e mirë nga Real Madrid. I afruar nga Mallorca për vetëm 4 milionë euro dhe tani vlera e tij në treg është 100 mln euro edhe pse ka patur rënie të ndjeshme të lojës së tij.

Ceballos, 22 vjeç – Andaluziani përfaqëson më së miri politikën e Real Madrid në nënshkrimin e lojtarëve. Pagoi 16 milionë euro te Betis sezonin e kaluar dhe ia ka dalë të sigurojë një vend në ekipin e parë, madje edhe në ekipin kombëtar të Spanjës.

Martin Odeaard, 20 vjeç – Një blerje e padëgjuar më parë. Vetëm 16 vjeç dhe Real Madrid hapi thesin për të. Fillimisht u vërtit mes ekipin të parë dhe më pas te Castilla, për t’u huazuar te Vitesse në Holandë, aty ku këtë sezon ka shpërthyer dhe ka marrë pjekurinë e duhur.

Vinicius Junior, 18 vjeç – I blerë këtë verë nga Flamengo për 45 milionë euro. Djaloshi brazilian mbërriti në Madrid dhe e filloi me ekipin B përvojën e tij, por me emërimin e Solarit në krye të Real Madritit, ai u grumbullua në ekipin e parë dhe ia ka dalë të sigurojë një vend titullari, duke treguar vlera të larta ndeshje pas ndeshje.

Rodrygo, 18 vjeç – 45 milionë euro për një tjetër diamant në Brazil. Lojtari vijon të luajë me Santos, por do të mbërrij në Spanjë verën e ardhshme. Ndërkohë në muajt e fundit konkurroi me Mbappe për trofeun Kopa për të rinj.

Brahim Diaz, 19 vjeç – Kjo goditje ishte perla e fundit nga Florentino Perez. 17 milionë euro, plus 7 bonuse për një lojtar të pakonfirmuar në nivel elitar. Gjithsesi vlerat e tij i ka treguar dhe dëshira e Guardiolës për ta mbajtur te Manchester City tregon cilësitë e tij.

Andriy Lunin, 19 vjeç – Portieri ukrainas mbërriti në Madrid për 8.5 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e ekipeve si Liverpool, Inter e Roma. Mbipopullimi me portierë e detyruan klubin ta huazojë te Leganes, por edhe atje nuk ka marrë minutat e duhura në dispozicion.

Sergio Reguilon, 22 vjeç – Forma e dobët e Marcelos i ka dhënë atij shansin për të luajtur dhe e ka bërë krahun e majtë një ndër pikat më të forta të Realit të Solarit.

??? Militao, 21 vjeç – Qendërmbrojtësi është shumë pranë firmës me Real Madrid për 50 milionë euro dhe lojtari kalon nga Porto në Madrid në qershor.

Related posts

“DOMINIMI I QYTETARËVE”/ Klopp kundër Man City: Dikush duhet të bëjë diçka…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pazar në Gana, Skënderbeu prezanton talentin 18-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Kush janë futbollistë e mëdhenj që nuk kanë fituar kurrë tituj

Sadik.Autor

Leave a Comment