Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Nis me gol pjesa e dytë, Skënderbeu sërish në avantazh

Po luhet në stadiumin “Brian Filipi” sfida mes Besëlidhjas dhe Skënderbeut e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Edhe pse një takim i lehtë në letër dhe paçka se të premten, korçarët i pret supersfida ndaj Partizanit, trajneri Orges Shehi, duket se e ka vlerësuar maksimalisht sfidën e sotme, duke hedhur në fushë të gjithë titullarët e disponueshëm.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit të afruar së fundmi, Taipi. Ndërkohë reparti i sulmit do të përbëhet nga treshja, Gripshi-Hoxhaj-Oto Xhon. Për sa i përket Radasit dhe Muzakës, të dy futbollistët janë lënë pushim nga trajneri Shehi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme.

LIVE| BESËLIDHJA-SKËNDERBEU 1-2

Omar Kamara 28′ /  Oto Xhon 10′, Gripshi 51′

51′ GOOOL SKËNDERBEU 1-2. Korçarët sërish në avantazh. Gripshi shënon golin e dytë për bardhekuqtë pas një insistimi të bukur nga krahu i djathtë, mesfushori gjuan bukur dhe mposht portierin Bajri. 

Mbyllet pjesa e parë, 1-1.

28′ GOOOL BESËLIDHJA 1-1. Barazohen shifrat në “Brian Filipi”. Omar Kamara shënon një supergol, pas një gjuajte të bukur nga jashtë zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Teqja. 

Goli i Beselidhjes

10′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0. Guedj shërben bukur brenda zonës për Oto Xhon, i cili me portë të boshatisur e pati shumë të thjeshtë ta dëgojë topin në rrjetë. 

FORMACIONET ZYRTARE:

BESËLIDHJA: Bajri, Miloti, Dibra, Hoxha, O,Kamara, Tea, Hepaj, I.Kamara, Abubakar, Fetaj, Rustemaj. Trajner: Vladimir Gjoni.

SKËNDERBEUT: Teqja, Pëllumbi, Sambou, Vangjeli, Abazi, Taipi, Guexh, Dita, Hoxhaj, Gripshi, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Kartonë të verdhë: Sambou 27′

Related posts

Courtois: Unë arrij aty ku portierët e tjerë nuk munden

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Ndombele dhe një ish-mesfushor i Milan, dy emra surprizë për kampionët e Bayern

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Delo.autor

Leave a Comment