Të tjera

Skandali/ Froome mohon akuzat për doping: Kurohem nga Astma

Reagon Chris Froome pasi rezultoi se ka përdorur doping (salbutamol) gjatë Vueltës së Spanjës, që u fitua pikërisht nga britaniku. 32-vjeçari, i cili po përgatitet për dy ture shumë të rëndësishëm të vitit të ardhshëm (Giro D’Italia dhe Tour de France) flet me bindje se nuk i ka thyer rregullat.

“E kuptoj që njerëzit janë pak të shokuar, por unë nuk Ii kam thyer rregullat. I kuptoj edhe reagimet, të tipit kështu ndodh gjithmonë në çiklizëm, por nuk bëhet fjalë për përdorim dopingu. Çiklizmi ka hedhur pas krahëve një të kaluar të errët dhe në karrierën time kam bërë gjithçka për të treguar se gjërat kanë ndryshuar. Jam një çiklist profesionist dhe marr ilaçe prej 10 vjetësh për t’u kuruar nga Astma.”  

Froomë këmbëngul se ngjarja e fundit nuk nund ta njollosë karrierën e tij të deritanishme të mbushur me suksese.

“I njoh shumë mirë rregullat dhe e di ku janë kifijtë. Asnjëherë nuk i kam kaluar. E kam informuar UCI-n për çdo medicament që kam marrë.”

Related posts

MPOSHT TENISTIN JAPONEZ DHE KALON NË GJYSMËFINALE/ Roger Federer fitore historike në “Wimbledon”

Delo.autor

Legjenda Federer shkruan historinë, kthehet “Numri 1” në moshën 36-vjeçare

Q.Autor

“PEKIN 2022″/ Kina nën akuzë, gara në temperatura ekstreme dhe kushte të tmerrshme në izolim

Delo.autor

Leave a Comment