Kategoria Superiore Shqipëri

Operohet Edgar Çani, zbulohet periudha e rikthimit në fushat e blerta

Sulmuesi bëri pastrimin e gjurit ditën e djeshme. Shtatlarti u ka premtuar drejtuesve se do të jetë gati në fund të janarit. Shanset janë shumë të pakta

Besojeni ose jo, Çani është operuar sërish. Sulmuesi shtatlartë ishte ditën e djeshme në qendrën spitalore që kreu operacionin e parë në Itali dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. 28-vjeçari u detyrua t’i drejtohej sërish klinikës, pasi i duhej të kryente pastrimin e gjurit të tij të dëmtuar.
Sulmuesi po vuan jo pak në këtë periudhë. Ai nuk ka gjetur paqe me gjurin e tij dhe formën fizike që pas operimit në Itali. Rikthimi i tij duket i largët, pavarësisht se sulmuesi, por edhe drejtuesit e Partizanit mendojnë të kundërtën.

OPERIMI – Lajmi i keq është se sulmuesi u detyrua t’i nënshtrohej sërish një ndërhyrje në spital. Lajmi disi i mirë është se nuk kemi të bëjmë me një ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm një pastrim të gjurit. Sulmuesi nuk është futur në thikë. Kjo do të thotë se edhe periudha e rikuperimit është me e vogël se në raste të tjera. 28-vjeçari e realizoi ditën e djeshme operimin dhe sipas fjalëve të para të dala nga kampi i kuq, gjërat kanë shkuar mjaft mirë. Shtatlarti mund të rikthehet në fushën e lojës, por kur do të ndodhë rikthimi?

RIKTHIMI NË FUSHË – Gjasat janë që futbollisti të kthehet në dispozicion të trajnerit të Partizanit në fund të shkurtit. Në kampin e kuq askush nuk e beson këtë dhe të gjithë shpresojnë të kundërtën. Lojtari mund të jetë gati më herët, por nuk duhet harruar edhe koha e rifitimit të formës së tij. Nuk është aspak e thjeshtë ta marrë veten pas një mungese kaq të madhe kohore.

RIAFTËSIMI – Çani ka rënë dakord me drejtuesit e klubit që të mos kthehet në Shqipëri deri në momentit që të jetë gati. Sulmuesi do të zhvillojë fazën e riaftësimit në klinikën ku u realizua operimi. Ai do të jetë nën kujdesin e mjekëve italianë, pasi të kuqtë duan të eliminojnë problemet e fillimit të sezonit që hasën me futbollistin. 28-vjeçari është i bindur edhe vetë se duhet të kryejë deri në fund fazën e rehabilitimit, pasi një dëmtim tjetër do të sillte me shumë gjasa edhe fundin e karrierës së tij.

Related posts

ZYRTARE/ Shkëndija godet në merkato, transferon mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

“UNË E BINDA TË QËNDRONTE”/ Zbulimi i ish-këshilltarit të Lewandowski-t: Ja pse donte të shkonte te Real-i

Delo.autor

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment