Kategoria Superiore Shqipëri

Paradoksi/ Dikur trajner i Partizanit, sot i shkakton humbjen më të thellë të historisë

Luftëtari fitoi 5-0 kundër Partizanit, duke i shkaktuar skuadrës së kuqe humbjen më të thellë në histori.

Nën drejtimin e gjirokastritëve është Hasan Lika, ish-trajneri i Partizanit. Dhe ky është paradoksi, që edhe vetë Lika nuk do ta mendonte kurrë, të turpëronte ish-ekipin e tij në këtë mënyrë.

Pas ndeshjes, Lika tha: “Nuk mund ta quaj fitoren më të bukur të karrierës, ishte e ekzagjeruar. Ne nuk jemi një skuadër që mund të fitojmë 5-0 ndaj Partizanit. Mbrojtja e Partizanit gaboi më tepër siç duhej. Unë e kam cilësuar që Partizani është skuadër e fortë. Ndoshta futbollistët e Partizanit nuk e kanë vlerësuar siç duhet ndeshjen.

Unë sigurisht sot jam pjesë e Luftëtarit. Kur mbaron ndeshja pyes gjithmonë për Partizanin. Është hera e parë që fitoj me Starovën. Kur kemi qenë bashkë kemi fituar gjithmonë”.

 

Related posts

“DO TË NA MUNGOJË HYSAJ”/ Mbrojtësi Gjimshiti optimist: Luajmë më të sigurtë..

Delo.autor

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Pervan shënon super gol nga distanca për korçarët

Delo.autor

RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Fusha shndërrohet në moçal. Anulohet ndeshja në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment