Gossip

Po vuante dënimin për vrasjen e të dashurës, ish atleti plagoset në burg

Oscar Pistorius është plagosur gjatë një përleshjeje në burg, pasi dyshohet se e kishte nisur një rrahje me një të burgosur tjetër gjersa po priste ta përdorte telefonin në burg.

Ish garuesi i Lojërave Paraolimpike, dënimi me burg i të cilit u dyfishua muajin e kaluar, po priste në rresht për ta përdorur telefonin në Qendren Korrektuese “Atteridgeville”, afër Pretoria, kur filloi të përleshet me një të burgosur tjetër, të cilin thuhet se e njeh mirë.

Përkundër faktit se dënimi i është rritur, Pistorius ende ka qasje në bufen dhe telefonin e burgut, për shkak të statusit të tij që thotë se ai përbën rrezik të ulët dhe sjelljes së mirë në të kaluarën, por mund t’i humbasë këto privilegje nëse vërtetohet se ai e ka nisur përleshjen, thonë zyrtarët e burgut.

Pistoriusit, 31-vjeçar, iu rrit dënimi më burg për vrasjen e të dashurën në vitin 2013, Reeva Steenkamp, në 13 vjet muajin e kaluar, pas ankesës së suksesshme të prokurorisë.

Related posts

FOTO +16/ Kjo është e dashura seksi e futbollistit me të cilën publikoi video ‘hot’ në rrjetet sociale

Q.Autor

“DO TË NDAHENI NGA GRUAJA”/ Zbulohen mesazhet e China Suarez për Icardin: Më dhemb të të shoh me Wandën

Delo.autor

DZEMAIL ÇFARË KE LËNË/ Mediat rozë italiane “marrin flakë” nga Erjona Sulejmani (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment