Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi rikthehet tek fitorja, përmbys rezultatin ndaj Teutës

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me përmbysje, 1-2 Teutën në Durrës, që nga ana e saj ka pësuar humbjen e 3-të radhazi.

Skuadra e Maganit nxori edhe një herë në pah problematikën më të madhe të këtij sezoni, që është ruajtja e rezultatit, pasi Teuta kaloi e para në avantazh, në minutën e 31-të, pas golit të Amadu.

Në minutën e 42-të, arbitri kryesor akordoi një 11-metërsh për verilindorët, që u shndërrua në gol nga Bakaj, ndërsa menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, Ethemi shënoi golin e dytë për skuadrën e Milinkoviç.

Kështu, pas 2 humbjeve radhazi, ku më e rënda ishte ajo me Lushnjën në ‘Zeqir Ymeri’, kampionët në fuqi rikthehen te fitorja dhe njëkohësisht te vendi i dytë në renditje.

Related posts

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Ja krahasimi i renditjes së sezonit të kaluar me këtë aktual pas javës së 10-të…

Delo.autor

DY LOJTARËT E TIRANËS I SURPRIZOJNË TË GJITHË/ Shfaqen mes kandidatëve për deputetë, ja në cilën parti

Delo.autor

LAJM I KEQ/ Anglezi që pa futboll në gjithë Europën: Ndeshja më e shëmtuar, në SHQIPËRI

Isa.Autor

Leave a Comment