Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri: Objektivi i klubit është triumfi në…

Maurizio Sarri gjatë prezantimit tha se objektivi i Juventusit është triumfi në Champions League.

Tekniku italian foli për uniformën që do të veshë kur të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa me nota humori tha se rëndësi ka që mos dalë nudo.

“Pres që të zgjohem në mëngjes dhe të studioj se si të fitojmë ndeshjet. Juventusi ka detyrimin të futet në Champions League me objektivin për të triumfuar në fund, por të njëjtat synime kanë edhe 8-9 klube të tjera të mëdha në Europë, ndaj kjo gjë bëhet e vështirë. Sa i përket kampionatit, përgjegjësia është më e madhe, pasi kjo skuadër fiton prej 8 sezonesh radhazi dhe duhet të mbrojë titullin”, tha fillimisht ai.

Në pankinë do të qëndroni me tuta apo me xhaketë e kollarë?

Nuk e di, pasi më duhet të bisedoj me klubin. Nuk kemi folur për këtë aspekt, por do ta diskutojmë. Rëndësi ka që në këtë moshë të mos më nxjerrin nudo.

A keni menduar për merkaton?

Do të flas me Fabion. Unë dua t’u përcjell drejtuesve karakteristikat e lojtarëve për të cilët kam nevojë, pasi emrat i dinë ata më mirë. Jam i bindur që Fabio Paratici është më kompetent se unë në këtë drejtim.

Related posts

DO TË PËRBALLEN MANCHESTER UNITED/ Futbollistë e skuadrës angleze festojnë si të çmendur (VIDEO)

F.autor

Chelsea nuk ndalet, bën gati ofertën 25 milion euro për “yllin” e Romës

Q.Autor

E BUJSHME/ Pogba tregon shokëve të skuadrës për largimin, ja klubi i ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment