Futboll Premier League

Premier League/ Lojtari i Chelseat ka këtë ultimatum për Antonio Conten

Qendërmbrojtësi i Chelseat, braziliani David Luiz, duket se po mendon largimin nga londinezët. Ai nuk është aspak i kënaqur me aktivizimet e pakta që i ka mundësuar trajneri Conte dhe madje ka bërë edhe një ballafaqim me këtë të fundit.

Sipas mediave angleze, David Luiz i ka kërkuar Contes ta aktivizojë si titullar fiks, ose në të kundërt do të largohet drejt një skuadre tjetër në merkaton e janarit.

Kontrata e qendërmbrojtësit brazilian me londinezët skadon në qershor të 2019-ës, por duke parë situatën e krijuar me të, vështirë se ajo do të respektohet.

David Luiz kërkon sa më shumë minuta për të shkuar në formë në Botërorin “Rusi 2018” me Kombëtaren e Brazilit.

Related posts

SERIE A NË “EURO 2020″/ Më të dobëtit dhe më të mirët deri më tani, shkëlqen Ronaldo dhe Lukaku

Delo.autor

“Shevchenko çmendej pas meje, sot është Ronaldo që…”

Q.Autor

E ARDHMJA E YAMAL/ Agjenti i sulmuesit të Barcelonës shuan dilemat

F.autor

Leave a Comment