Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ Revolucion në Arsenal, largohen 10 lojtarë

Arsenali është duke u përgatitur për revolucionin më të madh në sundimin 21 vjeçar të Arsene Wengerit.
“Topçinjtë” – të udhëhequr nga shefi i sapo emëruar i rekrutimit, Sven Mislintat – tashmë kanë nisur planifikimin e asaj që pritet të jetë një verë tejet e ngjeshur nga hyrjet dhe daljet e lojtarëve, raporton Daily Mail, transmeton Express.

Hiç më pak se 10 lojtarë të skuadrës së parë mund të largohen nga Arsenali gjatë verës, gjersa skautët janë duke punuar për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre.

Në mesin e lojtarëve që po monitorohen janë Abdou Diallo i Mainz dhe Ohis Felix Uduokhai i Wolfsburgut.

Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Per Mertesacker janë në mesin e atyre që më shumë mundësi do të largohen nga klubi londinez.

Related posts

NJË GOL PËR TË HYRË NË HISTORINË E SERIE A/ “Bomberi” Piatek në “sulm” për rekord dhe një vend në Champions

Delo.autor

“KAM QENË FUTBOLLIST I MIRË QË I VOGËL”/ Sylvinho të rinjve: Besoni te vetja juaj, përgatituni pa u ankuar kurrë

F.autor

TEPËR ELEGANTE DHE SUPER SEKSI/ Wanda Nara ndez ndjekësit me të pasmet e saj (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment