Futboll Seria A Sport

“DUA TË JEM MË I MIRI NË BOTË”/ Mbrojtësi Hernandez: Sfida ndaj Juventus? Është një ekip i mirë, por…

Teo Hernandez është mbrojtësi i parë i Milanit që ka shënuar pesë gola e ka dhënë pesë asiste në një kampionat të vetëm të Serisë A që prej sezonit 2004-’05.

Karakteristikë e golave të francezit është fakti që i ka shënuar që të gjithë në “San Siro” e për më tepër në pjesët e dyta. Paraqitjet e tij po njohin rritje të lehtë pas një momenti vështirësie, siç e ka konfirmuar edhe vetë mëngjarashi në një intervistë për televizionin e klubit.

Një tjetër gol me peshë në një sezon të gjatë Teo…

Ai ndaj Beneventos ishte i rëndësishëm sepse na solli qetësinë e nevojshme për të mbyllur takimin me fitore. Kam fituar besim për sa i përket interpretimit tim të fazës sulmuese e kam pasur mundësi të zgjeroj rrezen time të veprimit. Kjo ka ndikuar në golat dhe asistet që kam realizuar. Gjithsesi, më vjen mirë që shënova, por më tepër për tri pikë. Uroj të vazhdojmë kështu.

Përse festuat me duart mbi kokë?

Ia kisha premtuar një mikut tim në Madrid prej kohësh. Megjithatë, duhet të falënderoj shokët dhe trajnerin për besimin. Nga ana ime mund të punoj sa të dua, por pa ndihmën e tyre nuk do të arrija askund.

Pavarësisht emrit, Beneventos rezultoi një rival i vështirë apo jo?

Çdo ndeshje që kemi në kalendar vlen shumë. Ishte një paraqitje e mirë nga të gjithë e jam shumë i lumtur me rezultatin. Do të japim shpirtin për të arritur objektivin tonë.

Patët frikë se pas Lacios situata mund të përkeqësohej?

Frikë jo, por ndiem trishtim. Kemi qenë në krye të kampionatit për shumë kohë dhe humbja me Lacion na ndërlikoi disi gjërat. Tashmë fatin tonë e kemi përsëri vetë në dorë.

Ka shumë kritika për formën fizike të Milanit. Ndiheni vërtet kaq të lodhur?

Është normale të ndiesh vështirësi pas një sezoni me mbi 50 ndeshje, por forma në tërësi është e mirë dhe ne duam të gjithë të arrijmë Champions-in që do ta bënte sezonin tonë më të bukur.

Sa rëndësi ka mendësia e duhur në këtë moment?

Të kalosh nga vendi i parë në të katërtin e të luftosh për një vend në Champions, nuk ka qenë e lehtë, por do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë. I detyrohemi vetes dhe tifozëve tanë që na kanë mbështetur gjithmonë.

Në cilat aspekte mendoni se duhet të përmirësoheni?

Jam i ri dhe duhet të përmirësohem shumë në mbrojtje. Pioli po më ndihmon shumë, duke më këshilluar pas stërvitjes për t’u përpjekur të bëhem anësori më i mirë në botë.

Prisni ndonjë telefonatë nga Deshamps?

Do të luftoj që ta bind dhe shpresoj të ndodhë. Do të shohim se si do të shkojë deri në fund të sezonit. Sidoqoftë, nuk mendoj për kombëtaren aktualisht pavarësisht se dëshiroj shumë të luaj me Francën krah vëllait tim.

Çfarë prisni nga përballja e së dielës me Juventusin?

Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Juventusi është një ekip i mirë, por ne duam të shkojmë në Torino për të fituar ndeshjen. Do të kishte shumë domethënie për ne një sukses në shtëpinë e Juves.

Related posts

TIFOZI SERB OFENDON NË SHQIP/ Shaqiri të q*fsha nënën, por ja çfarë bën “YLLI” shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

STADIUMI I RI I KUKËSIT/ 3.2 milion euro të investuara, Duka është penduar?

Delo.autor

RRËFIMI TRONDITËS: Më përjashtuan nga Argjentina, prej Messit (njihuni me anën e errët të “pleshtit”)

Isa.Autor

Leave a Comment