Albanian Stars

‘Ylli’ shqiptar i Premier Leagues, Hadergjonaj flet pas fitores së madhe të ekipit të tij

Florent Hadergjonaj ka filluar të bëhet një titullar i padiskutueshëm tek skuadra angleze Huddersfield.

Ylli nga Kosova e nisi ndeshjen nga minuta e parë për skuadrën bardh e kaltër në përballje me Watfordin.

Huddersfield arriti një fitore të madhe në udhëtim 1-4, ndërsa Hadergjonaj shkëlqeu në fazën defensive.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook që të flas për ndeshjen.

 (Hadergjonaj duke festuar njërin nga katër golat e Huddersfieldit ndaj Watfordit)

Ndër tjera Hadërgjonaj ka shkruar se i pret një ndeshje tjetër e vështirë ku synojnë tri pikët ndaj Southampton.

“Fitore e madhe në udhëtim tek Watford. Tani na pret ndeshja e radhës ndaj Southampton ku synojmë tjetër rezultat pozitiv”, ka shkruar Hadergjonaj.

 (Florent Hadergjonaj)

Javën e kaluar Florenti ishte inkuadruar nga banka rezervë në humbjen ndaj Chelseat, por asistoi tek goli i vetëm i skuadrës së tij 1-3.

Kujtojmë që Hadergjonaj është i huazuar tek Huddersfield nga Ingolstadt dhe skuadra angleze ka të drejtën e riblerjes për pesë milionë euro.

Related posts

Kaçe gjen ekip të ri, gati nënshkrimi me Panathinaikosit

Q.Autor

Arjan Peço: Lojtarët ishin jashtë roleve natyrale, sot u kthyem vite mbrapa

Sadik.Autor

Arritja e Igli Tares nuk ka kufi, vlerësohet më i miri edhe nga ‘SportItalia’

Q.Autor

Leave a Comment