Futboll La Liga

Ramos flet për VAR, irriton tifozët e Atleticos

Ramos është pro që VAR të aplikohet edhe në La Liga nga sezoni 2017/18.

VAR, që aktualisht funksionon në Serie A e Bundesliga, pritet të aplikohet edhe në Spanjë sezonin e ardhshëm, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Pro që VAR të aplikohet në La Liga është edhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i cili në darkën për Krishtlindje është xhiruar nga kamerat e “El Chiringuito” duke thënë: “nuk mund ta fitosh një ndeshje me një gol pozicion jashtë loje”.

Kjo ka irrituar tifozët e Atletico Madrid, pasi goli i Sergio Ramos në finale të Champions League kundër Atleticos ishte pozitë jashtë loje.

Pas triumfit në Milano, Ramos kishte thënë: “më thanë se ishte pozitë jashtë loje, por nëse jo gol, mund të kishte qenë penalti. Ndoshta ishte pozitë jashtë loje, por e rëndësishme është vendimi i gjyqtarit”.

Kujtojmë se këtë edicion në La Liga kanë ndodhur disa gabime, ku Real Madridit iu kanë mohuar disa penalti, çka mund të ndryshonte sot renditjen nëse do të kishte qenë VAR.

Po ashtu edhe Barcelona është dëmtuar këtë edicion nga gjyqtarët, kujtojmë atë golin e Lionel Messit kundër Valencias, ku në fund katalunasit morën vetëm një pikë, sfidë kjo që mund të kishte përfunduar ndryshe me VAR.

Related posts

“SHQIPËRIA IA DEL”/ De Biazi i jep tri këshilla Kombëtares për të menaxhuar presionin: Mund të dilni edhe të parët

F.autor

Salah, Mane dhe Firmino thyejnë rekordin e BBC-së në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Kukësi nuk ndalet me goditjet, “dhurata” për Longon është ish-lojtari i Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment