Futboll Seria A

Humbi me Veronën, Milani anulon festën e Krishtlindjes

Milani ndryshon programin pas humbjes turpëruese ndaj Veronës. Skuadra kuqezi do të qëndrojë e grumbulluar për ndeshjen e radhës me Atalantën, që do të zhvillohet në “San Siro”.

Për rrjedhojë, është anuluar mbrëmja festive e Krishtlindjes, e programuar fillimisht për këtë të martë, ku do të merrnin pjesë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit bashkë me familjet e tyre.

Vendimi është marrë nga Mirabelli dhe Fassone, ndoshta edhe si formë ndëshkimi për rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Ekipi do të qëndrojë në Milanello deri në përfundim të sfidës së fundit të vitit me bergamaskët, për javën e 18-të të Serisë A.

Ky ndryshim programi konfirmon klimën aspak positive që mbizotëron në kampin kuqezi, pas humbjes në transfertën veroneze.

Related posts

PROJEKTI TUCHEL/ Trajneri gjerman kërkon Boateng dhe Weigl tek PSG

Isa.Autor

Sulmuesi i Kombëtares: Ju tregoj marrëdhënien me Panuccin dhe objektivin e ri

Sadik.Autor

Plas te Gjermania, lojtarët kundër tifozëve për vërshëllimat ndaj Gundogan

Sadik.Autor

Leave a Comment