Futboll Seria A

Rikthehet i ‘magjishmi’ Dybala, dopieta e argjentinasit i dhuron fitoren e fundit Juventusit për 2017

Paulo Dybala u rikthye në formacionin startues me një dy golesh fantastik për t’ia siguruar Juventusit tri pikë të plota në udhëtim te Hellas Verona.

Kur u duk se Juventus do të përballej me telashe pasi mbrojtësi i Veronës shënoi gol të bukur nga largësia për ta barazuar rezultatin në 1-1 pas një ore lojë, pasi Matuidi i kishte kaluar mysafirët në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, superylli argjentinas, Paulo Dybala doli në skenë.

Së pari duke e kaluar Juven përsëri në epërsi në minutën e 72-të e më pas duke e vulosur fitoren me një solo-gol gjashtë minuta më vonë.

Skuadra e Max Allegrit vazhdon ta ndjekë Napolin, i cili ka 48 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Juve.

Juve është shkëputur gjashtë pikë nga Interi, që është i treti më 41 pikë.

Ndërkohë, Hellas Verona vazhdon të vuajë në vendin e parafundit në tabelë, me 13 pikë, dy më pak se vendi i 17-të dhe 18-të.

Related posts

Kroatët “thyejnë” çdo tabu, fakt interesant për finalen e Moskës (FOTO)

Isa.Autor

“KISHA MENDUAR NJË FUND NDRYSHE,POR…”/ Futbollisti 27-vjeçar jep “divorcin” me klubin: Nuk e kam tradhtuar dhe shitur as në mendime

Delo.autor

“KALOVA NJË VERË TË TMERRSHME…”/ Rrëfehet Messi: E ndjej që Barcelona…

F.autor

Leave a Comment