Futboll Sport

PREKËSE/ Një vit pas KOLAPSIT të fushë, talenti i Ajax ZGJOHET NGA KOMA

Talenti i Ajax Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma dhe ka komunikuar me familjarët e tij për të parën herë që prej kolapsit në korrik të 2017. Vëllai i Nouri ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit të Ajax është përmirësuar dhe megjithëse ai nuk mund ta lëvizë akoma trupin, është ndihmuar nga të afërmit që e kanë vendosur në një karrige invalidi.

Vëllai i lojtarit: “Kondicioni neurologjik i tij është më mirë se disa muaj më parë. fizikisht është e vështirë.

“Ai nuk e lëviz dot trupin, vetëm kokën, por ndonjëherë çohet nga krevati për t’u ulur në një karrige invalidi. Nuk mund të komunikohet akoma me të.“Në fillim ne nuk lejohemi të qëndrojmë me të për një kohë të gjatë. Këto janë rregullat e spitalit, por më pas doktorët e panë se çfarë ndikimi kishim tek ai.

“Ai është bërë më i qetë. Ai na njeh.”

Nouri pësoi një hemorragji cerebrale pas një ataku kardiak teksa ishte duke luajtur një ndeshje përgatitore me Werder Bremen.

Related posts

Biglia gëzon tifozët e Inter: Martinez është i zikaltërve

Q.Autor

Ibra: Nuk do ndryshoja asgjë nga karriera për të fituar Champions Leaguen

Q.Autor

SPECIALE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ “Eurosport”: Mall i rrallë, me 25 milionë euro mund të jetë okazion

Delo.autor

Leave a Comment