Futboll La Liga

Rodriguez kundërshton Ronaldon: Reali ka potencial

Cristiano Ronaldo kishe thënë se Real Madridit i mungojnë lojtarët me eksperiencë, ndërsa James Rodriguez beson se Los Blancos kanë pasur sezon të mirë deri më tani.

Reali pësoi humbje ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve, duke e humbur edhe vendin e parë, ndërsa Ronaldo kishte thënë se largimet e James, Pepe dhe lojtarëve të tjerë nuk janë mbushur nga të rinjtë.

“Po kalojnë një kohë të vështirë dhe në këtë kohë po japin deklarata që nuk duhet t’i bëjnë”.

“Mendoj që Real Madridi ka lojtarë të mirë, të mjaftueshëm për ta pasur një sezon të mirë”.

“Do ta marrin vendin e merituar, pasi kanë një skuadër shumë të mirë, por duhet të punojnë që të përmirësohen”.

“Kam lënë shumë kolegë dhe shokë të mirë në Madrid, kur kam kohë i shikoj ndeshjet e tyre. Kam kontakt me Sergio Ramosin, Karim Benzeman dhe Marcelon”.

Rodriguez u pyet se a do të kthehet në Madridi nëse ka paraqitje të mira me Bayern Munich.

“Nuk e di. Tani për tani po mendoj vetëm për Bayern Munichin”.

“Jam në huazim dy vjeçar dhe po kaloj shumë kohë të mirë, jam i lumtur”, ka thënë James.

Related posts

SUPER MERKATO/ Roma nuk ndalet, gati akordi me kampionin e botës

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U ble me bujë në merkaton e verës, Juventus do yllin e Premier League…

Delo.autor

Kroos i dhuroi fitoren Gjermanisë, FIFA merr vendimin e rëndë për “panzerat” pas këtij skandali

Sadik.Autor

Leave a Comment