Kombëtarja

Rrëfimi i Lorik Canës: Nusja braktisi ëndrrën e saj për karrierën time

oriku ishte i bindur se, si një djalë i Shqipërisë, imazhi i të cilit frymëzon e ngre hov mijëra zemra bashkëkombësish, do të martohej me një shqiptare, një vajzë, e cila do të përfaqësonte e do të çonte përpara vlerat që për Lorikun janë të shenjta. Mirëpo, një mbrëmje të bukur, në Romën e lashtë, hovin e këtyre pretendimeve do t’ia ndalte një 23-vjeçare, e cila po shijonte qetësisht darkën me miqtë e saj në një restorant, ku po darkonte edhe Loriku. “Kisha dy muaj në Itali. Për herë të parë u pamë në një restorant, ku secili po darkonte me miqtë e vet. Nuk folëm, por unë zgjodha një mënyrë jo shumë të përshtatshme për t’u lidhur me të. Kur ika, i lashë menaxherit të restorantit numrin tim dhe i thashë t’ia jepte asaj vajzës bionde. “Je i sigurt që do ta pranojë? – më pyeti ai. – Unë isha i bindur që po, sepse, gjatë gjithë mbrëmjes, ishim parë në sy. Pastaj, unë u largova për dhjetë ditë në grumbullim me Kombëtaren dhe prisja me padurim që të më kontaktonte. Doja të dija nëse do të më merrte në telefon apo do të më dërgonte ndonjë mesazh.

Pas dy ditësh, Monika më ka dërguar një mesazh shumë ironik, ku shkruante se kjo metodë për t’iu afruar një vajze ishte e dalë mode. Gjithsesi, unë e mora sinjalin. Ajo më shkroi dhe më dha mundësinë që të lidhesha me të. Kur u ktheva në Romë, i telefonova. Ajo nuk e dinte se kush isha unë, për sa i takon karrierës sime si futbollist, por, gjatë kohës që isha në grumbullim, kishte marrë disa informacione nga interneti. Pastaj, dolëm për darkë në Romë. Ishte një ditë me shi dhe Monika u mërzit shumë, sepse iu prishën flokët. Për të, kjo ishte tragjedi, ndërsa Monika, që e ka dëgjuar bisedën tonë që pas banakut, ku po gatuan, shtrembëron fytyrën sikur ta kishte para syve atë çast. – Përveç kësaj, – shton Loriku, – ia kaluam shumë, shumë mirë. Asokohe sapo kisha shkuar në Romë dhe nuk kisha marrë ende shtëpi, rrija në hotel. Monika më qëndroi shumë pranë, duke më ndihmuar të sistemohesha, dhe aty filloi lidhja jonë.

Patëm edhe periudha ndarjeje, sepse, në fillim, asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar se lidhja jonë do të përfundonte në martesë. Gjatë vitit të parë, u ndamë, por u kthyem prapë bashkë; e gjitha ndodhi për fajin tim. Pas një viti të lidhur, Monika kalonte më shumë kohë në shtëpinë time, sesa në të sajën. Gati ishte transferuar aty, pavarësisht se shtëpinë e kishte afër. Kështu, bashkëjetuam dy vite, derisa vendosëm të martoheshim në 2014-ën. E pata shumë të vështirë të merrja vendimin për t’u martuar me Monikën. Pas një kohe të gjatë bashkë, ajo më kishte njohur dhe e dinte se isha një djalë i rritur jashtë, me mentalitet perëndimor, por me rrënjë shqiptare. Përveç dëshirës për vendin, familjarët, për të kaluar kohë me njerëzit e mi, e dinte që për hapin e madh, do të kërkoja një vajzë nga vendi im. Merita e saj është që nuk u dorëzua asnjëherë. Dhe ka bërë mirë. Ajo më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe më ka bindur se, edhe pse nuk është shqiptare, është njeriu i duhur për mua dhe për gjërat që unë i konsideroj të rëndësishme: fëmijët dhe lidhjen me vendin tim, nuk do të jetë e pamundur t’i trashëgoj, pavarësisht vështirësive që përbën, duke filluar nga gjuha, traditat etj.

Të qenit bashkë është më shumë meritë e saj, e cila ka luftuar deri në fund për këtë. Kur u njohëm, ishte natyrë që i pëlqente të argëtohej, por kur studionte, shndërrohej në njeri tjetër. Mbyllej në botën e vet, i futej punës me javë të tëra dhe aty kam kuptuar se, kur përqendrohet në diçka, ajo e arrin. U diplomua, është zyrtarisht arkitekte, por, duke parë se sa i rëndësishëm ishte futbolli për mua dhe familjen time, ajo e braktisi ëndrrën e saj dhe i dhamë përparësi karrierës sime. Ende nuk ka pasur mundësi të fillojë punë në profesionin e saj, sepse kemi qenë gjithmonë në lëvizje. Pastaj, erdhi në jetë djali ynë, lëvizëm sërish në një shtet tjetër, kurse prej disa muajsh, po jetojmë në Shqipëri. Me këtë mënyrë jetese, është e vështirë të gjesh një vend pune të qëndrueshëm. Tani që karriera ime si futbollist ka mbaruar, do të jem më shumë në dispozicion të familjes dhe me siguri që edhe Monika do ta ushtrojë profesionin e saj.”

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Më në fund vjen e para për Sadikun, në ndeshjen që Las Palmas shënon… 17 gola

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Kam një listë me 35 lojtarë që duhet t’i…

Delo.autor

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment