Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu bie në Laç, merr humbjen e parë në kampionat (VIDEO)

U mbyll me një fitore të artë për vendasit, sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Sfida u mbyll në shifrat e ngushta 1-0, me gol të vetëm të shënuar nga Uzuni, në minutën e 46-të.

Pjesa e parë u mbyll me shumë gabime në të dyja repartet sulmuese, por edhe me pritje fantastike të të dy portierëve. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Uzuni që menjëherë shënoi pas një goli të bukur, nga jashtë zonës, me Shehin që nuk kishte çfarë të bënte.

Deri në fund, kurbinasit menaxhuan avantazhin, ndërsa Skënderbeu nuk pati asnjë rast të mirë për të shënuar. Kjo ishte humbja e parë për Skënderbeun, që vazhdon të mbetet në vendin e parë.

Related posts

PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të…

Delo.autor

“ABISSNET SUPERIORE”/ Dy sfida interesante ngrenë sot siparin e javës së pestë

Delo.autor

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

Leave a Comment