Futboll Premier League

Sanchez do t’i bashkohet Cityt në verë, paga që do fitojë është e çmendur

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez thuhet se të mbetet në klubin nga Emirates për pjesën e mbetur të sezonit përpara se të bashkohet me Manchester Cityn në gjatë verës në një kontratë me vlerë prej 400 mijë paund në javë.

Sipas gazetarit të Daily Mirror, John Cross, City do të vazhdojë të bëjë lëvizje për sulmuesin kilian në janar me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit 2017/18.

“Sanchez do të marrë një çmim për nënshkrimin e tij dhe një kontratë të madhe që do të barazohet me një pagë prej rreth 325 mijë paund në javë plus të drejtat e imazhit me vlerë një tjetër 75 mijë paund në javë”, shkroi Cross.

 “Kjo do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në botë, i nxitur nga fakti se ai nuk do t’i kushtojë Cityt asnjë cent transferimi i tij”.

Sanchez thuhet se ka hedhur poshtë një shumë të ngjashme parash nga klubet e Superligës Kineze, ndërsa Paris Saint-Germain thuhet se ende janë të interesuar për të.

Megjithatë, City ka besim në nënshkrimin e 29-vjeçarit, me lojtarin që ua ka bërë të qartë në Arsenal se ai do të ecë përpara drejt largimit, njoftoi Cross.

Siç është përmendur më parë, City bëri një ofertë për Sanchezin në ditën e fundit të afatit kalimtar transferimit të verës, megjithëse lëvizja prej 60 milionë funtesh nuk u pranuar nga Topçinjtë. Por, tani duket sikur Pep Guardiola do të marrë më në fund lojtarin e tij të dëshiruar.

Edhe gazetari i Goal.com, Sam Lee shtoi detaje të mëtejshme në lidhje me interesimin e Cityt për Sanchezin, duke sugjeruar se nuk ka nxitim për ta përfunduar atë nga pikëpamja e Guardiolas.

Guardiola e njeh Sanchezin dhe e sheh si një lojtar që përshtatet me stilin e lojës që aplikon dhe do të ishte i përkryer për ‘tridentin’ e tij së bashku me Raheem Sterljng dhe Leroy Sane, pasi Sergio Aguero nuk ka bindur edhe aq dhe largimi i tij pritet të ndodh gjatë verës.

Related posts

BUNDESLIGA/ Në Berlin do të kthehet normaliteti pas 202 ditësh

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh për talentin e saj

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kundërpërgjigjen “Të Kuqtë”, Salah ndëshkon Milan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment