Futboll La Liga

Iniesta: Coutinho do të ishte blerje e madhe

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, shpreson se do ta mirëpresë Philippe Coutinhon në klub gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri i La Ligës pritet ta ripërtërijë interesimin për yllin e Liverpoolit, pasi oferta të shumëfishta iu refuzuan gjatë afatit kalimtar veror.

Edhe pse Coutinho bëri kërkesë për t’u transferuar në “Camp Nou”, skuadra angleze rezistoi fort në refuzimin e saj për ta humbur asetin e çmuar.

Ndërkohë, Iniesta nuk brengoset se do ta humbasë vendin në formacionin e parë të Barçës dhe mezi pret ta shohë 25-vjeçarin në “Camp Nou”.

“E shoh atë si lojtar të madh me shumë talent, i cili i përdor të dy këmbët, krijon gola, kombinohet mirë dhe gjen hapësirë mes mesfushës dhe sulmit. Ai është lojtar me profil të ngjashëm me tonin dhe do të ishte blerje e madhe nëse përfundimisht arrin ‘në skuadër”, ka thënë Iniesta.

Related posts

(FOTO) Formacionet zyrtare: Real Madrid – La Coruna, ‘Mbretërit’ synojnë rikthimin e madh

Q.Autor

E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të “djegur” për Champions: Shpresoj të kthehem në…

Isa.Autor

PARALAJMËRON/ Këshilltarja e UEFA-s dhe e FIFA-s “ngrin” Juventus-in: Mund të dënohen…

Delo.autor

Leave a Comment