Futboll Premier League

Sanchez ‘tradhëton’ Arsenalin, përgatit largimin nga ‘Emirates’

Sanchez ishte pajtuar për të rinovuar kontratën me Arsenalin, por humbja nga Bayern Munich bëri që kilianin të konsiderojë largimin nga “Emirates”.

Sipas asaj që raporton “The Times”, Arsenali kishte arritur marrëveshje me Alexis Sanchezin për rinovimin e kontratës 12 muaj më parë.

Kiliani ishte bërë gati për t’i dëgjuar kushtet e reja, por humbja e thellë në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich, bëri që ish sulmuesi i Barcelonës të ndërrojë mendje.

Alexis tani është në vitin e fundit të kontratës dhe ka refuzuar për të arritur një marrëveshje me “Topçinjtë”.

Raportohet se Manchester City do të bëjë të pamundurën për ta transferuar lojtarin në janar, dhe nëse refuzon Arsenali, atëherë do ta marrë me parametra zero (falas) gjatë verës.

Related posts

Ish-gjyqtari Sokol Jareci: Në futbollin shqiptar ka presione për favorizime, duhet futur VAR-i

Q.Autor

Publikohen pamjet tmerruese/ Tifozët rusë plagosen pas prishjes së shkallëve lëvizëse (VIDEO)

Isa.Autor

NIS PROJEKTI “BARDHEZI”/ Ardhja e Allegri-t ndryshon gjithçka, Juventus ka gati rinovimin për yllin e skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment