Futboll Seria A Sport

HUMB SEZONIN PËR SHKAK TË DËMTIMIT/ Vit i mallkuar për titullarin e Realit

Tjetër dëmtim te Reali i Madridit. Sërish Dani Karvahal. Sipas lajmit të “Onda Cero”, mbrojtësi spanjoll ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Karvahal u dëmtua në ndeshjen kundër Çelsit dhe nuk u stërvit me skuadrën. Ekzaminimet e bëra kanë konfirmuar dëmtimin në këmbën e djathtë dhe në këtë mënyrë ai nuk do të rikthehet më në fushën e lojës. U kuptua gjithçka në momentin që ai u zëvendësua dhe bëri me shenjë se diçka nuk kishte shkuar mirë.

Karvahal ka qenë një nga lojtarët më të prekur nga dëmtimet gjatë këtij sezoni dhe ka luajtur vetëm 15 ndeshje zyrtare. Kjo është ecuria më negative e tij që nga koha kur është pjesë e Realit të Madridit, në sezonin 2013- 2014. 15 ndeshje, 1119 minuta dhe katër dëmtime. Tri të fundit kanë qenë muskulore, ndërsa dëmtimi i parë ishte në gju. Të gjitha dëmtimet kanë qenë të rëndësishme dhe e kanë lënë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje radhazi në këtë sezon. Lukas Vaskez e ka zëvendësuar siç duhet, por edhe ai u dëmtua duke humbur sezonin.

KTHEHET RAMOS – Lajmi i mirë për kampin madrilen është rikthimi i kapitenit Serxho Ramos. Ditën e djeshme ai u stërvit me skuadrën duke marrë ngarkesë të plotë dhe do të jetë gati për duelin ndaj Osasunës në kampionat dhe kundër Çelsit. Mbetet për t’u parë nëse do të luajë si titullar në gjysmëfinalen e kthimit ndaj bluve të Londrës dhe ky është debati i madh që ka përfshirë skuadrën e Zidanit. Ai duhet të vendosë nëse do t’i besojë Ramosit apo do të vazhdojë me Militaon, i cili po bën një sezon të shkëlqyer.

Related posts

PSG zbulon fanellën identike si të Real Madridit, ja si duken… (FOTO)

Isa.Autor

Serbi Djokoviç eliminohet në çerekfinale të “Roland Garros”

Sadik.Autor

Igli Tare: Interesimi i Milanit është pozitiv, gjithçka mund të ndodh

Delo.autor

Leave a Comment