Champions League

Shorti/ Historia nuk e favorizon Real Madridin kundër PSG-së

Numrat nuk e favorizojnë skuadrën e Zinedine Zidane para duelit të saj kundër Paris Saint-Germainit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, e cila në të njëjtën kohë është edhe dueli më interesant i kësaj faze të garave.

Real Madridi kurrë nuk e ka mposhtur PSG-në në fazën e nokautit në një turne evropian. Duhet të kthehemi 25 vjet prapa për të kujtuar herën e parë që parisienët i eliminuan madrilenët në një garë kontinentale, transmeton Express.

Në sezonin 1992/23, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ngjashëm si në sezonin pasues 1993/94 në Cup Winners Cup.

Të dy herët Real Madridi u eliminua në çerekfinale. Në UEFA Cup, PSG bëri rikthimin nga humbja 3-1 në ndeshjen e parë, duke fituar 4-0 në ndeshjen e dytë në kryeqytetin francez.

Këto shifra vjen vetëm për fazën e eliminimit të garave, por mbi 20 vjet më vonë, PSG dhe Real Madridi u gjenden në grupin e njëjtë të Ligës së Kampionëve.

Në sezonin 2015/16, Reali fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, dhe barazoi 0-0 në “Parc des Princes” në ndeshjen e kthimit, kështu të dy skuadrat e kaluan fazën e grupit para kundërshtarëve të tyre.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Drejtuesit e Ajaxit publikon letër emocionuese tifozëve: Një nderim për të gjithë ju që…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg shumë i fortë për Shkëndijën e Tetovës

Isa.Autor

Bayern ka një arsye të fortë pse beson te përmbysja e madhe në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment