Albanian Stars

Shtohet interesimi për mesfushorin kuqezi, edhe një tjetër klub italian në garë

Mesfushori vlonjat Ledian Memushaj është në qendër të vëmendjes në merkaton e dimrit. Edhe pse performanca e tij nuk ka qënë më e mira e mundshme, kërkesat e mbëritura në adresë të Memushjat janë të shumta.

Sipas mediave italiane, numrit të gjatë të skuadrave që interesohen për futbollistin e Kombëtares shqiptare i shtohet edhe ai i Barit, ku aktivizohet një mesfushori Migjen Basha.

Bari synon këtë sezon të ngjitet në elitën e futbollit italian, ndaj mendon të bashkojë në skuadër dy shqiptarët, të cilët e njohin mjafti mirë lojën e njëri-tjetrit.

Gjithsesi për të siguruar shërbimet e tij, konkurenca është e lartë, pasi për vlonjatin, përveç Flamurtarit, interesohen edhe klubet e Parmës, Chievos dhe Ascolit.

Related posts

Talenti në Zvicër e thotë hapur zgjedhjen e tij: Dua të luaj për Shqipërinë

Q.Autor

Ski/ Suela Mëhilli e mbyll me sukses garën në Lojërat Olimpike, renditet e 54-ta

Q.Autor

(VIDEO) Nga klandestin në kapiten skuadre, historia e pabesueshme e shqiptarit në Itali

Q.Autor

Leave a Comment