Futboll Seria A

Napoli rivalizon Romën, gati oferta për dyshen Darmian-Verdi

Skuadrat italiane kanë nisur manovrat në merkaton e janarit, për të blerë futbollistët që janë pikasur si objektiva të rëndësishëm.

Napoli, në krye të Serisë A, ka lëvizur për të blerë Inglesen, por ka bërë ofertë edhe për Versaljkjo e Atleticos së Madridit.

De Laurentis dhe bashkëpunëtorët e tij po studiojnë edhe mundësinë për afrimin e Darmian nga Manchester United. Edhe Roma në fakt është në gjurmët e anësorit italian, që është i lidhur në kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2019. Për 15 milionë euro Mourinho do ta linte të lirë futbollistin.

Si Napoli ashtu edhe Roma përplasen në një tjetër pikë, për të marrë Simone Verdin nga Bologna. Verdhekuqtë po tregohen shumë të kujdesshëm edhe për Milan Badelj, por bë Firence janë të sigurt se futbollisti mund të largohet vetëm në verë, pasi t’i përfundojë kontrata. Interesante edhe përplasja mes Romës dhe Fiorentinës për Matteo Politanon, me 24-vjeçarin që e ka ëndërr të rikthehet në kryeqytet.

Related posts

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Q.Autor

Machester United i pandalshëm në pjesën e parë, “gjunjëzon” Stoke Cityn

Q.Autor

Mbyllet “kapitulli” Morati/ Ja kush është pretendenti kryesor për kreun e Federatës Italiane të Futbollit

Isa.Autor

Leave a Comment