Futboll La Liga

Simone Vrsaljko ‘mallkon’ veten, kërkon rikthimin në Itali

Dëshira nuk mund të jetë domosdoshmërisht edhe arritje. Rasti më i fundit është ai i Sime Vrsaljko, aventura e të cilit mesa duket nuk po shkon mirë në Atletico Madrid.

Vrsaljko ka treguar çfarë e shtyn atë të kthehet në Itali, kampionat i cili mund ta ndihmonte të gjente formën e tij më të mirë.

Napoli po tregon një formë mjaft të mirë në Serie A, e cila ka marrë shumë vlerësime, si një skuadër kompakte dhe me lojën më të bukur në Europë.

Kroati tashmë ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të kaluar tek Napolitanët, pas pendesës për kalimin nga Sassuolo tek Atletico Madrid në vitin 2016.

Simeone dhe Vrsaljko patën mundësi të bisedojnë seriozisht për të ardhmen, i cili në verën e vitit 2016, nuk mundi t’i rezistonte tundimit për kalimin tek një ndër Ligat më të forta në botë si La Liga.

E tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të thotë: “Unë dua Italinë”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

I PADOBISHËM PËR SKEMAT E JUVENTUS/ Allegri i kërkon klubit ta shesin yllin e sulmit që në janar, ja emri…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon axhenda, ja kur do të luhet finalja Skënderbeu-Vllaznia…

Delo.autor

SFIDA NDAJ MILAN NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: Zakonisht jam optimist, por këtë herë…

Delo.autor

Leave a Comment