Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu konfirmon vazhdimësinë, pa lodhja për shkuar në Europa League

Fitorja ndaj Lushnjës konfirmoi vazhdimësinë e Skënderbeut, duke treguar që ndalesa e javës së shkuar në Laç ishte thjesht një aksident i vogël që ndodh gjatë një rrugëtimi të gjatë. Pa lodhjen e Europës dhe me dëshirën për të rigjetur rrugën e suksesit, djemtë e drejtuar nga Ilir Daja reaguan në mënyrën e duhur ndaj një kundërshtari që pavarësisht renditjes ka treguar rritje, madje duke fituar javën e kaluar në shtëpinë e kampionëve.

Kuqeblutë treguan kompaktësi në lojë, tipar që i ka karakterizuar nën drejtimin e trajnerit kryeqytetas, me një dominim në fushë, pavarësisht se lejuan kundërshtarin të shënonte dhe të vendoste ekulibrin e përkohshëm. Suksesi në transfertën myzeqare është një sinjal i dhënë për rivalët. Erdhi në momentin e duhur për t’i dhënë qetësi ambientit bardhekuq. Humbja në Laç është harruar, edhe pse të gjithë në Korçë janë të vetëdijshëm që ai dështim erdhi si pasojë e lodhjes që dhuroi sfida e fundit e fazës së grupeve të Europa League-s në Zvicër ndaj Young Boys.

Me 3 golat e realizuar Skënderbeu konfirmoi sulmin më të mirë, pavarësisht se trajneri Daja bëri të ditur në fundin e sfidës që në janar pret një dhuratë pikërisht në repartin e avancuar. Në këtë 90-minutësh të javës së 15-të ndoshta nota zhgënjyese ishte goli i pësuar, që prish disi imazhin e një mbrojteje të hekurt për juglindorët.

Related posts

“DY TULLA KISHIN RËNË NË KREVATIN TIM”/ Mbrojtësi i Teutës rrëfen tmerrin: Nuk e harroj momentin… (FOTO)

Delo.autor

“THEU” RREGULLAT GJATË NDESHJES PËR BAMIRËSI/ Një fëmijë futet në fushën e blertë për të takuar Mc Kreshën

Delo.autor

FITORJA E TITULLIT KAMPION/ Ja premioja që do të përfitojnë lojtarët dhe stafi i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment