Kategoria Superiore Shqipëri

Vllaznia sjell gëzimin, ndaj Kamzës fitoi pikët dhe tifozët

Fitoret sjellin gjthmonë gëzim, pavarësisht vështirësisë me të cilën mund të arrihen dhe te Vllaznia ndaj Kamzës, ajo që kishte rëndësi ishte pikërish suksesi, pavarësisht se në mbrojtje shkodranët në momente të caktuara çaluan disi. Thirrjet Vllazni, Vllazni pas golit të 3-të të shënuar nga Kalaja janë konfirmimi se një fitore mund të sjellë dhe një “qepje” të marrdhënies me tifozët, në një qytet ku futbollin e dashurojnë.

Ndonjëherë mjafton vetëm një rezultat pozitiv e pak gola për të patur sërish me vete publikun. Skuadra e Gjokës, ndaj Kamzës, jo vetëm që mori rezultatin që shërben si oksigjen për renditjen, por më e rëndësishmja duket se ka gjetur dhe tifozët, që kanë nevojë për Vllazninë, ashtu si dhe Vllaznia ka nevojë për ta. Në shumë momente të ndeshjes, Vllaznia ishte e bukur për t’u parë në fushë.

Në fakt prej javësh skuadra ka dhënë sinjalet e një loje tërheqëse, pavarësisht se jo gjithmonë është shoqëruar me rezultate. Përtej ndonjë gabimi në mbrojtje, që solli “vuajtje” disa herë gjatë takimit, i rëndësishëm në fund është rezultati, sepse llogaritë mbi të gjitha bëhen me pikë, dhe janë rezultatet ato që sjellin dhe qetësinë e nevojshme por dhe tifozët.

Related posts

GEGA merr çmim në Maratonën e Tiranës, atletja shqiptare ka dy fjalë për të gjithë qytetarët

Isa.Autor

BYLIS RREZIKON MBIJETESËN/ Kalendarin e kanë kundër, skuadra e Dovedan ndien rënien nga elita

Delo.autor

TIRANA PREK FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ “Bardheblutë” nuk falin ndaj Bylis kur e marrin seriozisht

Delo.autor

Leave a Comment