Futboll Kategoria Superiore Sport

“CAS” U BLLOKOI MERKATON/ Daja detyrohet të bëjë “shpikje” te Partizani. Ja eksperimentet me “demat”

Partizani e nis sezonin e ri me parametër zero duke mos shpenzuar asnjë qindarkë në merkato për të përforcuar ekipin. Kjo nuk ka ardhur si politikë e klubit, por si një imponim nga dënimi që FIFA i ka dhënë më 13 korrik për çështjen “Çinari”. Në këto kushte, Ilir daja dhe stafi i tij teknik mbeten afrimet e bujshme dhe të vetmet për Partizanin e këtij edicioni, të paktën deri në janar duke ditur se padia e ngritur nga të kuqtë akoma nuk ka kaluar për gjykim në KAS. Të kuqtë e nisën punën për sezonin e ri me shpresën se do të përforcoheshin, por vendimi ndërmjetës i KAS-it ua shoi dritën jeshile.
Ilir Daja
Në këto kushte “demat” janë të detyruar t’ia dalin me grupin e trashëguar nga sezoni i shkuar, si dhe afrimet që mund të bëjnë nga Partizani B dhe ekipi i të rinjve, sigurisht nga pjesa e organikës së vjetshme, pasi edhe këto skuadra e kanë të ndaluar të federojnë lojtarë të rinj. Trajneri Ilir Daja prej javësh po mundohet të improvizojë apo përshtatë disa lojtarë, kryesisht nga ata të stolit të sezonit të shkuar në role të reja. Shpikjet e Dajës janë e vetmja shpresë për të përmbushur nevojat që skuadra ka pasur në prag të fillimit të punës. Prej kohësh është thënë se pesë janë “nyjet” për t’u zgjidhur nga trajneri Ilir Daja, dilema të cilat kanë të bëjnë me gjetjen e alternativave për katër pozicionet në mbrojtje, si dhe për ekranin para tyre, që u thye me largimin e Bruno Telushit. Tekniku kryeqytetas njihet si një ekspert i futbollit shqiptar dhe në dy sezonet e fundit ka treguar se di të bëjë mirë edhe me skuadra me probleme, siç ishin Flamurtari dhe Skënderbeu.
Partizani
Më shumë se kurrë Partizani ka nevojë për idetë e trajnerit Daja, i cili me shpikjet e tij duhet të përmbushë nevojat që klubi nuk arriti t’i përmbushte gjatë verës, për shkak të bllokimit të merkatos. Ja disa nga shpikjet që ka bërë trajneri Daja te Partizani: Kristi Kote nga mesfushor është adaptuar si mbrojtës i majtë; Eneid Kodra dhe Agim Dajçi janë alternativat e përdorura për qendrën e mbrojtjes; Gerhard Hasa nga sulmues është përshtatur si mbrojtës i djathtë; Lukas, Broja dhe Ferati janë provuar si ekran, mesfushorë shkatërrues, ndërsa Bardhi është tërhequr prapa sulmuesit “pykë”.

partizani

Related posts

KOMBËTARJA UDHËTON DREJT RUMANISË/ FSHF programon për “kuqezinjtë” dy miqësore, ja datat

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Raiola gjen fajtorin për vështirësitë e Pogba, përdor Haaland për t’u “hakmarrë”

Delo.autor

HISTORIA E RRALLË E LOJTARIT SHQIPTAR/ Mbrojtësi Islami “shfrytëzon” klubin për të gjetur dashurinë e jetës

Delo.autor

Leave a Comment