Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Barazim dramatik në “Niko Dovana”. Durrsaku Gripshi ndëshkon vendasit

Po luhet në “Niko Dovana”, supersfida mes Teutës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve negative në javën e 23-të, teksa do të tentojnë të rikthehen te fitorja.

Korçarët kanë kundër edhe statistikat përballë Teutës. Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve në 9 ndeshjet e fundit, po të shohësh përballjet e fundit me durrsakët, janë si mos më keq.

Skënderbeu në 5 takimet e fundit nuk e ka mundur dot këtë ekip dhe me 4 humbje, maksimumi kanë shijuar një barazim. E fundit fitore përkon 17 muaj më herët, konkretisht në tetorin e 2017-ës, kur ia dilnin në “Niko Dovana” me shifrat 1-4.

Por, ajo që “djeg” më tepër është fakti se në 5 takimet e luajtura në 2019-ën kanë pësuar 8 gola, një mesatare që tregon se prapavija fut “ujë”.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Trajneri Shehi në këtë përballje do të ketë në dispozicion edhe Dejvi Bregun që ndodhet në stol.

TEUTA-SKËNDERBEU 2-2

Kallaku 45+2′, Traore 62′ / Muzaka 68′, Gripshi 90+2′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+2′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2/ Barazohet rezultati, durrsaku Gripshi ndëshkon skuadrën e Teutës! Pas një aksioni mjaft të bukur nga krahu i djathtë, Krasniqi devijon me kokë për Gripshin, i cili nuk ka falur nga brenda zonës duke e dërguar sferën në trekëndësh. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Avdyli, vendin e tij e zë Shkalla.

82′ Kallaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por ndalet nga Dajsinani.

79′ Isli Hidi shpëton skuadrën nga goli i barazimit. Gardiani i Teutës i mohon një mundësi të artë shënimi sulmuesit Oto Xhon, i cili doli i vetëm me portierin durrsak, por u ndal nga ky i fundit.

72′ Zëvendësim te Teuta, largohet Progni, vendin e tij e zë Ditmar Bicaj.

69′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Pervan, në lojë Oto Xhon.

68′ GOOOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Gjergji Muzaka ngushton diferencën! Pas një gjuajtje të Sibo brenda zonës, topi është përplasur në shtyllë dhe ka shkuar te Muzaka, i cili me portën e boshatisur, e pati shumë të lehtë ta dërgonte në rrjetë. 

62′ GOOOOOL TEUTA 2-0/ Vendasit dyfishojnë rezultatin! Traore gjen rrugën e rrjetës!  Mesfushori merr një pasim të artë dhe del i vetëm para Dajsinanit duke ndëshkuar për herë të dytë portierin. 

59′ Krasniqi provon me kokë nga brenda zonës, por topi ndalet nga portieri Hidi.

56′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Bushiç.  I vetëm brenda zonës, kroati ka gabuar duke e çuar topin jashtë kuadratit. Rast i artë për durrsakët.

51′ Mundësi e shkëlqyer për Teutën me Bushiç, i cili i vetë brenda zonës devijon topin, por ndërhyn mjaft bukur portieri Dajsinani që i mohon një gol të sigurt durrsakëve.

50′ Duela të shumta në mesfushë. Gjyqtari Kola kërkon më tepër qetësi.

46′ Starton pjesa e dytë, Shkëmbi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga loja Kamara, vendin e tij e zë Gashi.

Related posts

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Ajaxi trondit “Los Blancos” me 2 gola në 18 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Adriano rikthehet në Milano: “Spallettit dhe Icardit u kërkova Championsin”

Sadik.Autor

Guardiola “masterchef”, hap restorant me kuzhinë katalanase në Manchester

Sadik.Autor

Leave a Comment