Futboll Seria A

Spalletti: Interi im meriton respekt!

Luciano Spalletti ka këmbëngulur se skuadra që ai e njeh nuk është ajo që humbi 3-1 ndaj Udineses, por është skuadra e cila i ka arkëtuar 40 pikë nga 17 ndeshje.

Nerazzurët pësuan humbjen e parë nga Udinese nën drejtimin e Spallettit, pro trajneri nuk ka treguar ashpërsi ndaj lojtarëve.

“Ne shpresojmë se do të jenë Krishtlindje me dashuri, përqafime e knaqësi”.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë festë për të qëndruar të bashkuar, sepse lojtarët e mi nuk janë ata që humbën 3-1 nga Udinese, por që arritën 40 pikë nga 17 ndeshje dhe ata meritojnë respekt”.

“Shpesh kur flasim për ekipin tim unë them se tifozët janë ekipi jonë i dytë, sepse ata janë prapa nesh në secilën ndeshje”.

“Ata na duartrokitën edhe pas humbjes dhe kjo na bën shumë më të fortë”, potencoi Spalletti.

Nerazzurët pësuan 3-1 nga Udinese falë një pjese të dytë katastrofale.

Interi të shtunën i shkon Sassuolos në top formë në Mapei Stadium.

Related posts

Argjentinasi, krenar për interesimin e Real dhe Juventus

Sadik.Autor

E RRALLË/ SHQIPTARI bëhet shkak, pretendentja e Botërorit NDRYSHON MBIEMRIN sepse…

Isa.Autor

PLAS NË ITALI/ Ançeloti drejton Napolin, por kërkon që të RINGRIHET MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment