Kategoria Superiore Shqipëri

Starova: E mora njëfarë përgjigjeje nga futbollistët, por…

Partizani e sheh veten në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Flamurtarin. Sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ballafaqimi mes Sulejman Starovës dhe Shpëtim Duros, dikur shokë të ngushtë, por prej pak vitesh në antagonizëm të plotë. Pas fitores ndaj Pogradecit, në Kamzë, “Bobi” do të shprehej: “Pjesa e dytë ishte e mirë për ne dhe shënuam gola të bukur. Fitorja në Pogradec na e lehtësoi punën, ndaj aktivizuam të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Ne ruajtëm lojtarët që kanë marrë më tepër ngarkesë në takimin që përfundoi. U bë një ndeshje e kënaqshme për ne. Në pjesën e dytë erdhën edhe gola të bukur. Tani përgatitemi për sfidën në kampionat, kundër Luftëtarit.

E mora njëfarë përgjigjeje nga futbollistët, më tepër nga ata lojtarë që nuk janë aktivizuar. Çfarë përgjigjeje? Edhe pozitive, edhe negative. Kjo ndeshje nuk ka lidhje me atë për kampionat, ndaj Luftëtarit. Është ndryshe kur ke një sfidë në kampionat dhe kur luan në Kupë. Ne duhet ta pranojmë që fitorja në Pogradec na e lehtësoi punën. Por, edhe Pogradeci nuk kishte pretendime. Ata nuk aktivizuan gjithë ekipin, ashtu si edhe ne. Le të themi që u bë ndeshje e bukur, një ndeshje kontrolli përpara sfidës së kampionatit”.

Related posts

E FUNDIT/ Largohet Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës do të jetë një… legjendë bardheblu

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ BYLISIT/ Halili: Do të bëj një gjykim në skuadër! Më varni në litar, nëse kam marrë 1 dollar

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria kërkon revanshin në Lituani, UEFA cakton gjyqtar një 31-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment