Futboll Kategoria Superiore Sport

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Safet Gjici reagon: 3 vite burg më duken pak, pasi kemi…

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë, ku ndau mendimin se ata që dhunojnë qoftë presidentë apo tifozë duhet të dënohen me më shumë se 3 vite burg. Ndërkohë Gjici e ka pranuar se askush nga klubet nuk i deklaron kontratat e rregullta.

“Është hera e parë që një kryeministër ulet për futbollin. Kemi ardhur për të folur për futbollin dhe them se dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit.

3 vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat.

Mesa di unë presidenti i Flamurtarit ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit. Sa i përket mosdeklarimit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta pasi nuk na njihet asgjë”, u shpreh Gjici.

Related posts

Çmendet Arsenali, 59 milionë euro dhe Oliver Giroud për Aubameyang

Q.Autor

Reali heq dorë nga Hazard, por kërkon një tjetër sulmues tek Chelsea

Sadik.Autor

U godit trajneri Gunes, Beshiktashi nuk zbret në fushë ndaj Fenerbahces

Sadik.Autor

Leave a Comment