Futboll Seria A

Statistikë/ Interi, ekipi i vetëm i pamposhtur në Evropë

Interi është i vetmi ekip në Evropë pa asnjë humbje këtë sezon.

Nga 16 ndeshjet e zhvilluara, Nerazzurët janë i vetmi ekip në Evropë që mbetet pa humbje, përkundër një derbi mjaft të vështirë të zhvilluar ndaj Juventusit në Allianz Stadium.

Nerazzurët në këtë duel të luftuar pa gola mbetën pa pësuar humbje, e kështu janë skuadra e vetme pa humbje në të gjitha garat.

Nga 16 ndeshje, Nerazzurët s’kanë humbje, kurse City nga 23 ndeshje ka një humbje (ndaj Shakhtarit). Humbje ka edhe Atletico Madridi nga 21 ndeshje të zhvilluara, Valencia një humbje, kurse Barcelona e PSG kanë nga dy humbje në të gjitha garat.

Kështu, kjo është ecuria më e mirë ndër vite nga Interi, që ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë tranzicioni.

Interi mbetet në vendin e parë në Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi dhe Napoli (me një ndeshje më pak të zhvilluar).

Golashënuesi më i mirë këtë sezon është Mauro Icardi me 16 gola të shënuar.

Related posts

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

Nga derbi me Milanin tek ndeshja me Romën, Inter luan një pjesë të rëndësishme të sezonit

Q.Autor

Leave a Comment