Kategoria Superiore Shqipëri

Stoli i Kukësit/ Asnjë shqiptar mes alternativave, Kozniku kandidati kryesor

Disa emra për stolin e Kukësit, me Ardian Koznikun që është kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën. Kampionët e Shqipërisë në fuqi po punojnë për të gjetur pasardhësin e Mladen Milinkovic dhe alternativat lidhen të gjtiha me rajonin. Në fakt, presidenti Gjici dhe bashkëpunëtorët e tij kanë anashkaluar pistën vendase. Asnjë trajner nga ata që e njohin Kategorinë Superiore, edhe pse mes alternativave janë disa shqiptarë të Kosovës dhe të Iliridës.

Emri i preferuar te Kukësi është ai i Ardian Koznikut, ish-sulmuesit gjakovar të natyralizuar si kroat, që si futbollist ka luajtur në nivele të larta, me klube si Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit apo APOEL Nicosia e Bastia, por edhe me përfaqësuesen e Kroacisë.

50-vjeçari që në karrierën si trajner ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në vitin 2014 ka shprehur interes për të punuar te Kukësi, ndërsa në ditët në vazhdim do të kuptohet nëse emërimi mund të konkretizohet. Të tjerë kandidatë për stolin e veri-lindorëve janë trajneri i njohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli por edhe ai i Mensur Jakupit, që në Maqedoni ka drejtuar përfaqësuesen e 19-vjeçarëve.

Lista e preferencave me kandidatët jashtë trojeve shqiptare kryesohet nga Faruk Hadžibegić. Boshnjaku, që aktualisht nuk është i angazhuar me asnjë klub, ka një të kaluar të rëndësishme, ku si futbollist ka mbrojtur ngjyrat e Real Betis në Spanjë dhe Sochaux e Toulouse në Francë.

Si trajner Hadžibegić ka drejtuar përfaqësuesen e Bosnjes, Real Betis në Spanjë, disa klube në Turqi mes të cilëve Gaziantepspor dhe Diyarbakirspor, si edhe skuadra të rëndësishme në Francë, nga Troyes te Dijon, për të vijuar me Bastia dhe Valenciennes.

Tjetër emër i diskutuar është edhe Vlatko Glavas, një tjetër boshnjak, që detyrën më të rëndësishme në trajning e ka pasur deri në vitin 2007, kur ishte asistent-trajner në përfaqësuesen e Bosnje-Hercegovinës. Kandidatët për stolin e Kukësit janë të shumtë. Tani duhet bërë zgjedhja më e mirë për ta kthyer ekipin në binarët e duhur, në mënyrë që sezoni të mos cilësohet i dështuar.

Related posts

LARGIMET E SHUMTA NUK SHQETËSOJNË KLUBIN/ Kukësi i premton tifozëve dy afrime “bomba”

Delo.autor

SKANDAL I TIFOZËVE TË PARTIZANIT/ Sherr me fotografin e Flamurtarit dhe Ribajn

Delo.autor

PROBLEMET ME DËMTIMET/ Skema mund të ndryshohet sërish nga Daja. Ja gjendja tek Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment