Futboll Premier League

Sturridge vendos të largohet nga Liverpooli, afër zyrtarizimit tek Southamptoni

Daniel Sturridge ka vendosur përfundimisht të largohet nga Liverpooli.

Sulmuesi anglez ka pesë vite që iu bashkua Liverpoolit nga Chelsea por tani ka humbur vendin në formacionin bazë.

E dëshira e tij e madhe është të marrë pjesë në kampionatin botëror me Anglinë dhe dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht.

Skuadra që po e dëshiron me çdo kusht transferimin e Sturridges është Southampton.

E përditshmja angleze ‘Daily Telegraph’, ka raportuar se dy klubet përveç që kanë folur për transferimin e Van Dijkut në Liverpool (i zyrtarizuar), kanë folur edhe për Sturridgen.

Liverpool po kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, ndërsa Southampton ka ofruar 20 milionë deri më tani.

Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet në ditët e para të janarit ku Sturridge pritet të zyrtarizohet tek Southampton.
28-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë edicion ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime.

Related posts

NDESHJA ME LIVERPOOL/ “Pleshti” dhe Suarez shfaqen të relaksuar në udhëtim pas…

Delo.autor

Kështu e shpreh zemërimin Manuel Neuer për humbjen e Gjermanisë (FOTO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Napoli i pandalshëm, skuadra italiane triumfon në Frankfurt

F.autor

Leave a Comment